Thellohet skandali, OST i dha tender 12 mln euro Dunwell Haberman

Thellohet skandali, OST i dha tender 12 mln euro Dunwell Haberman

18:54, 10/12/2018
A+ Aa A-

Skandali i kompanisë fantazmë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese në tenderin për Unazën e re, merr përmasa edhe më të rënda, që implikojnë më thellë qeverinë shqiptare.

SYRI.net publikon dokumente zyrtare që tregojnë se vetëm një muaj më parë, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë offshore nga Delaware, përmes degës së saj në Tiranë ‘DH Albania’, një tender me vlerë 12 milionë euro.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Sipas dokumenteve të siguruar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit.

Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Ky është një sinjal shumë i fortë që ngre dyshime për tender të paracaktuar njësoj si në rastin e Unazës së Re.

Image

 

Por ky nuk është dyshimi i vetëm.

Dunwell Haberman Albania është krijuar në fund të qershorit të këtij viti si degë e kompanisë Dunwell Haberman të regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara. Vetëm katër muaj më vonë, kjo kompani me administrator Avdjol Dobi, një 26 vjeçar, merr dy tendera të mëdhenj për një vlerë totale 30 milionë euro, ndërtimin e unazës së Tiranës dhe atë të linjës elektrike Burrel-Peshkopi.

Skandali i Dunwell Haberman u shpërtheu kur emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi dokumentet që faktonin se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro.

Kompania e cila pretendon se ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e ndërtimit dhe energjisë, ishte krijuar vetëm në 25 qershor të këtij viti, kohë që përkon me vizitën e ministrit të energjisë Damian Gjiknuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas publikimit të skandalit qeveria u detyrua të anulonte tenderin e Unazës së Re deri në ardhjen e përgjigjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitetin e kompanisë.

Por ndërsa tenderi i unazës është anuluar, pa zhurmë DH Albania ka marrë 12 milionë euro nga OST po me dokumente të falsifikuara, çka e thellon edhe më shumë skandalin korruptiv të kësaj kompanie.

Dyshimet janë se pas kompanisë qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, të cilët krijuan një shoqëri guackë në Delaware për të marrë 30 milionë euro para publike vetëm në dy tendera, tek Unaza e Tiranës dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

visariu10/12/2018 21:38

kta qeveritare vjedhin miliarda lek me tendera te gjitha tenderat ne shqiperi jane koruptive dhe si do ngriet mirqenja mjer populli

ERTV10/12/2018 21:09

Ore po ca behet ljo DH qenka krijuar ne qershor e per 2 muaj marrka deri tani se nuk e dime ca do dali me shume ka marre 30 mil euro e te gjitha ke ministria e Gjiknurit ahahahahaha do jete rastesi besoj ahahahaha

XXX10/12/2018 20:49

Kerkoj ndjese. Dokumenti eshte autentik. Te dhenat e prokurimit te OST per DH Albania gjenden ne faqen 336. Deliri i rilindasve nuk paska patur limit. Duke qene se Bujar Leskajt i mbaron mandati, Arta Marku (ppp) eshte e kapur, gjykatat jane nen terror, keta mizerje rilindas ndjehen te sigurte. Kush do na kape??? Mjere shqiptaret cfare kane bere me keta pisa.

Arben10/12/2018 20:30

E tmerrshme korrupsion kaq hapur ! Nqs ka Zot dhe familje kjo prokurore se per atdhedashuri nuk ka ,duhet te ndezi sirenat ...Eshte i mallkuar ai qe mjerimin e nje populli e shikon si themel te karrieres se tij ! Koha nuk fal !

XXX10/12/2018 19:33

Sikur nuk gjendet tek ky buletin prokurimi qe thoni? Fake news? Apo e ka fshire APP?

krasasi tp10/12/2018 19:28

Tendera me fond limit."Misi fitues dhe dy shoqerueset e misit".Ne komisionin e konkursit te bukurise ,Damjan Gjiknuri,Arben Ahmetaj,dhe "ofshoristi" Dobi.Vezhgues nga Rilindja Z.Balla, vezhgues nga Bashkia Tirane "Fiku".Skenari Z.Rama.Qe mos t'ua hame hakun,skenari fillon qe me hapjen e vendit.Ofshoret nuk jane shpikje shqiptare, por si zakonisht, kontribojme modestisht qe ne çdo eksperiment nderkombetar edhe Ne, ti veme "vulen" e Rruges se Kavajes. Ofshoristet kthehen ne lobiste qe na njohin ne kembim zgjedhjet e radhes dhe progresin e madh ne rrugen e demokracise.

Arta10/12/2018 19:03

Keta jane te papam! Rekordi Guinnes eshte pak per keta.Tufa me e tmerrshme e hajduterise ne kete vend

Shto koment

Denonco