Zëri i Amerikës: Studentët nuk i besojnë Ramës, nuk bëjnë negociata

Zëri i Amerikës: Studentët nuk i besojnë Ramës, nuk bëjnë negociata

22:25, 09/12/2018
A+ Aa A-

Ndërsa mediat në Shqipëri nuk i dhanë zë fillimisht protestës së studentëve, shumë më ndryshe veproi Zëri i Amerikës.

Që ditën e parë Zëri i Amerikës ka transmetuar live në Facebook protestën e studentëve, ndërsa ka raportuar çdo ditë për zhvillimet rreth saj.

Edhe sot në ditën e 5-të të saj, Zëri i Amerikës ka raportuar për faktin se studentët nuk i besojnë qeverisë së Edi Ramës dhe për këtë nuk hyjnë në negociata me të.

Ja shkrimi i plotë i Zërit të Amerikës:

Disa mijëra studentë të universiteteve publike shqiptare zhvilluan sot për të pestën ditë një tubim proteste para ministrisë së arsimit. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe lehtësi të tjera për periudhën e studimeve.

Studentët thanë se janë mosbesues ndaj negociatave, ndaj vendosën që të mos pranojnë asnjë bisedim ose negociatë, por thjesht presin që kërkesat e tyre të plotësohen nga autoritetet.

Protestuesit thonë se janë fyer nga deklaratat e kryeministrit Rama se bëhej fjalë për disa studentë ngelës.

Ndaj ata dolën me mijëra nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera universitare për të treguar se bëhej fjalë për një abuzim të shtetit me paratë e familjeve të tyre.

Ata thonë në tubimet e tyre se qeveria po u shtrenjtonte studimet me masa shtesë, duke ua vështirësuar më tej jetesën e periudhës universitare.

Protesta nisi nga universitetet publike të Tiranës dhe shpejt atyre iu bashkuan me tubime studentët e universiteteve të Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Vlorës. Shumë prej tyre udhëtuan drejt kryeqytetit për ta marrë pjesë në tubimet e Tiranës.

Edhe studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ të Gjirokastrës iu bashkuan të dielën protestave, pasi ishin të fundit deri sot të papërfshirë në reagime publike. Në një tubim përpara Universitetit, ata kërkuan frenimin e korrupsionit, uljen e tarifave, përmirësimin e kushteve në konvikte.

Qeveria plotësoi një nga pikat e kërkesave të protestuesve dhe u shpreh e gatshme për dialog mbi temat e tjera, por studentët pohuan se do ta vazhdojnë tubimet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pedagogu09/12/2018 22:33

Nuk behet fjale per tarifa. Problemet jane shume te medha. Po u hoqen tarifat ne Universitete ka investime zero, nuk paguhet stafi per 3 muaj, nuk paguhen mbingarkesat dhe pedagoget e jashtem. Pra ngrehina bie. Buxheti i universiteteve bazohet tek granti dhe tarifat e studenteve. Kjo kerkon vizion tjeter, qe Nikolla dhe stafi i saj nuk e ka. Z. Ahmetaj me shpejt jep para per PPP se per arsimin

Shto koment

Denonco