VIDEO LIVE/ Protesta, studentët vërshojnë tek ministria: Grevë urie të martën, nëse s'plotësohen kërkesat!

VIDEO LIVE/ Protesta, studentët vërshojnë tek ministria: Grevë urie të martën, nëse s'plotësohen kërkesat!

10:18, 09/12/2018
A+ Aa A-

Studentët e nisur nga Korpusi, të cilëve iu bashkuan sot edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, janë duke marshuar mespërmes Tiranës me thirrjet:

“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene,” "Jashtë politika, jashtë organizatat!', "Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini!'. Por, aty ka spikatur paralajmërimi; grevë urie të martën, nëse s'plotësohen kërkesat.

Studentët kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe kanë bllokuar qarkullimin. Thirrjet e tyre të shoqëruara nga bilbilë e megafonë, janë të fuqishme dhe  i  kërkojnë ndër të tjera ministres Lindita Nikolla të dalë në bulevard dhe t’u bashkohet atyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco