VIDEO/ Basha ka vetëm një mesazh për Edi Ramën: Tërhiqu, nuk do t'ia dalësh dot!

VIDEO/ Basha ka vetëm një mesazh për Edi Ramën: Tërhiqu, nuk do t'ia dalësh dot!

13:56, 24/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga Unaza e Re, aty ku qindra familje do të dëbohen për t’i hapur rrugën projektit prej 40 milionë eurosh.

“Sot dot të jap një mesazh të qartë, - tha Basha. - Tërhiqu nga afera e Unazës. Të gjithë atje do të jemi atje, për të të penguar ty ndaj tërhiqu sa nuk është vonë.

Ndal dhunimit që po u bën nënave e fëmijëve.

 U bëj thirrje instituconeve të hetojnë torturat që po u bëhen qytetarëve.

 Nuk do të lëmë t’i marrësh ato 40 milionë euro, kjo është vija e kuqe për ty. Sprapsu dhe mendohu mirë. Nuk do të lëmë të sakrifikosh jetë qytetarësh.

 I bëjmë thirrje Policisë të mos përballet me vëllezërit dhe motrat e tyre.

Ne nuk do të lejojmë që kjo aferë e agait të Surrelit të shkatërrojë jetët e qindra vogëlushëve. Sot në orën 5 do të ketë sërish protestë dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vihen përballë këtij hajduti dhe të çmenduri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/11/2018 14:54

O Lul Basha, të ka ardhur ora e provës, burri dy gjona ka, o të vret ose të ha mutin. Bëji thirrje gjithë popullit, gjithë militantëve, të gjithë në sheshe, të gjithë kanë arsye. Shkodra për krimin dhe për beaktisjen, Kukësi për traun, të ngrihen dhe ta djegin përsëri, Tirana për prishjen e shtëpive pa dëmshpërblim, edhe ato të bulevardit të ri, Durrësi i shkatërruar dhe i turpëruar nga një xhuxh një metër e një loqe i gjatë, Elbasani për kriminelët, Librazhdi për Tualet Pall Yaris, Korça e shëmtuar nga një kullë si gishti i mesit, Dibra për Shukriun, Kavaja për traditën demokratike të përdhunuar nga Roshi, naftëtarët e minatorët për statusin, të varfërit për ndihmën ekonomike, artëdashësit për Teatrin Kombëtar, intelektualët për lirinë, personeli mjeksor për turpin e konçesioneve, i giithë populli për vjedhjen kolosale, për zbrazjen e Shqipërisë, për shëmbjen e oligarkisë, për vrasjen e Ardit Gjoklajt nga Erion plehu, për dhunën e policisë, për fëmijën e vrarë në bark të nënës, për kanabizimin e vendit, për Vilma Nushrat e Ogerta Manastirleshat, për Spjerdhopalot dhe Geron Xhafajt, për Saje Qorrat dhe Habilajt, për Damjanët dhe Gramozët, për Artat e ndryshkura të prokurorisë, për Velirat e policisë..... O sot o kurrë o Lul, burri dy gjona ka, o të vret o të ha mutin. E jotja zgjedhja o Lul, boll me çadra dhe me llogje. Ta shkulim kancerin sa nuk e ka vra gjithë Shqipërinë.

Shto koment

Denonco