Edi Rama propozon Ridvan Boden për në Bankën e Shqipërisë

Edi Rama propozon Ridvan Boden për në Bankën e Shqipërisë

12:17, 24/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria ka propozuar 3 emra si anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Propozimet i ka bërë Edi Rama dhe i ka dërguar në Kuvend.

Mes emrave të propozuar nga Rama është edhe ai i ish-ministrit të Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode.

Bode është bashkë me Suela Popën dhe Edlira Luçin në listën e propozimeve të Edi Ramës.

Këshilli Mbikëqyrës në BSH është aktualisht jashtë funksionit, pasi anëtarëve u ka mbaruar mandati.

Pas 3 emrave të propozuar nga Edi Rama, janë edhe 3 anëtarë të tjerë të cilëve u ka mbaruar mandati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Era plehna24/11/2018 15:36

Boden e ka vene Balfin qe ti mbylle pisllikun te Tirana Bank.

t24/11/2018 13:03

Ja pra i demaskon rama "korifejte" e pd qe nuk thane asnje fjale kundra rilindjes.po bodes do i vije ndonjehere radha ti kontrollohet pasuria

Une24/11/2018 12:58

Ridvan Bode ka qene ministri i financave me 1997 vitin ne te cilin falimentuan firmat piramidale. Si mundet ende ti besohet dhe te propozohet?

Shto koment

Denonco