Çuditë qeveritare/ Lleshi i shkruan Veliut: Merruni me plehrat

Çuditë qeveritare/ Lleshi i shkruan Veliut: Merruni me plehrat

17:21, 07/11/2018
A+ Aa A-

Pas urdhrit të parë për izoluar punonjësit e Ministrisë së Brendshme, zv/ministri me kompetenca ministri Sandër Lleshi ka lëshuar edhe urdhrin e dytë të tij.

Burime thonë se Lleshi i ka drejtuar një letër kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Lleshi i shkruan Veliut se janë shtruar problematikat, sidomos ajo e djegies së mbeturinave.

Ja letra e Sandër Lleshit drejtuar Ardi Velliut:

I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.

Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz08/11/2018 16:03

Jam plotesisht dakort. Policet nuk prodhojne gje, paguhen nga taksat tona, krimit po i hane mune dhe me mire te pastrojne vendin nga plehrat se te merren me mbjellje e me korrje hashashi. Vetem nje sugjerim kisha per policine, pastrimin ta fillonte me kryepleren edvin!

Miu te kiu08/11/2018 16:01

Toka ka vite e helmuar, nuk keni ca ti beni me.

Iliria e bashkuar08/11/2018 14:40

Jo kjo nuk eshte çudi. Kjo do te thote ti paraprise se keqes ose ndonje te papriture. Por ju jeni shume prapa per te kuptuar me te miren. Ju marte dreqi diplomat.

Niku08/11/2018 13:27

Mos u merzitni menjehere do filloje pastrimi i liqeneve, lumenjve, grykederdhjeve te tyre, mbetjeve spitalore. Turp ish ministrave qe nuk jane marre me kete pune.

Koli07/11/2018 20:12

Uroj me gjithe shpitt te gjej zbatim KY urdher !Ne fshatin Halil , Bashkia Kruje djegja e plehrave NE ambient te hapur eshte shume shqetsim per banoret,dhe askush s'do t'ja dije

Latif07/11/2018 19:37

Hajde kokloqe hajde

Shto koment

Denonco