Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Historiani shqiptar: Ja si e kam njohur Kacifasin, që u vra në Bularat

Historiani shqiptar: Ja si e kam njohur Kacifasin, që u vra në Bularat

18:23, 29/10/2018
A+ Aa A-

Historiani Arben Llalla duke folur në lidhje live nga Tetova me gazetarin Alen Xhelili, është shprehur në SYRI.net se Kostandinos Kacifas është një personazh i njohur për grekët.

Sipas Llallës, Kacifas është një ekstremist dhe ka protestuar gjithmonë kundër qeverisë greke.

Historiani Arben Llalla ka treguar edhe si e ka njohur 35-vjeçarin Kostandinos Kacifas.

‘E kam njohur nga Facebook.

Fillimisht më kanë rënë në sy veshjet e tij ushtarake dhe ato speciale.

Më kanë rënë në sy deklaratat e tij ekstremiste.

Është pjesë e grupeve speciale të Agimit të Artë dhe të Legjioneve 12.

Këto legjione janë grup ish-ushtarakësh të cilët kanë ardhur në Shqipëri më herët dhe kanë kryer masakra.

Ai ka qenë një ekstremist i vërtetë, ai ka marrë pjesë në shumë protesta kundër qeverisë greke.

Ai është figurë e njohur dhe e mbështetur nga policia sekrete greke’, është shprehur historiani Arben Llalla nga Tetova në një lidhje live me studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco