Habilajt kanë dëshmuar për Saimir Tahirin. Byzylikë, varëse etj ...

Habilajt kanë dëshmuar për Saimir Tahirin. Byzylikë, varëse etj ...

17:39, 29/10/2018
A+ Aa A-

Kushërinjtë e Saimir Tahirit të arrestuar në Itali, duket se kanë dhënë prova edhe për ish-ministrin e Brendshëm.

Në dokumentet e përfundimit të hetimit ndaj Tahirit, prokuroria Italiane shkruan se Moisi Habilaj bashkë me bashkëpunëtorët e tij, flisnin pikërisht për të njëjtin ‘Saimir Tahiri ministër i Brendshëm’.

Sipas dokumentit italian, vërtetohen blerjet që Habilaj ka bërë për Saimir Tahirin, për bashkëshorten dhe nënën e tij.

‘Në bisedat e para të regjistruara brenda makinës së Moisi Habilajt mes këtij të fundit dhe Sabaudin Çelaj të datës 16 dhjetor 2013 dhe me këtë rast ai thotë se kishte blerë byzylykë për bashkëshorten dhe nënën e Saimir (biseda me numër protokolli 558 në orën 12:05) dhe pak më vonë (me numër protokolli 559 në orën 12:15) ata të dy komentojnë për çmimin e byzylykëve dhe konfirmon se do ti japë 30 mijë euro Saimirit’, -thuhet në dokumentin e bërë publik nga Prokuroria Italiane e Katanias.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco