Pasi fshiu provat, Edi Rama merr në mbrojtje Taulant Ballën

Pasi fshiu provat, Edi Rama merr në mbrojtje Taulant Ballën

15:17, 03/10/2018
A+ Aa A-

Kishte ditë që nuk kishte thënë asnjë fjalë për të, por sot Edi Rama kryetari i Rilindjes ka vendosur të marrë në mbrojtje, Taulant Ballën.

Pikërisht sot kur PD akuzoi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për shkatërrim të provave dhe pamjeve të kamerave ku dukej Taulant Balla, Rama vendosi ta marrë në mbrojtje.

Kur është ndjerë i sigurtë se nuk do ti dalë asnjë pamje e Ballës në Krujë e Fushë Krujë, Rama ka reaguar në Twitter, aty ku ka zgjedhur të shkruajë për Xhisielën, pas në faqen e tij në Facebook nuk ja mban të shkruajë, për shkak të reagimit të madh popullor.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman.

Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp03/10/2018 15:55

Mos e keq citoni z.Rama.Nuk po e mohen qe Z.Balla ka qene ne komisariatin e Fush-Krujes, por po e pranon .Vetem se del garant qe Z.Balla nuk ka qene i armatosur atje..Nderkohe qe edhe Z.Nuhu nuk e ka akuzuar Z.T.Balla qe i ka drejtuar ai pistoleten.Z.Balla te vret me pranin e tij ne vend ngjarje, si dhe me sigurine qe ju jep te interesuarve, qe Z.Nuhu eshte "djal i mire" e nuk do ta vazhdoj me tutje kete çeshtje.Sigurisht per hater partije.

Dikushi03/10/2018 15:25

Dhe ti deri me tani ke thene gjithmone te verteten, biles asnjehere nuk ke qene pervers

gramoz03/10/2018 15:22

Karagjozi dhe shpifesira me e madhe ne ket vend, je ti dhe vetem ti o grop septike o qelbesir dhe kryepleh i republikes!

Shto koment

Denonco