Në një intervistë për Gazetën Panorama, deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, mohon akuzat e ngritura nga ish nënkomisari i policisë në Fushë Krujë.
Deputeti Rrahja shprehet se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilëson akuzat e bëra ndaj tij si sajesë. Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me stacionin e policisë së Fushë Krujës.
Deputeti socialist tregon se ka patur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka patur një lidhje dhe është ndarë. E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr.
Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj edhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rrahja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.
Sipas deputetit kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk ka patur asnjë problematikë tjetër mes Policinë e Krujës dhe Ligjin.
Rrahja mohon gjithashtu akuzat se në stacionin e policisë ai ka qenë bashkë me të vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish nenkomisari i Stacionit të policisë Emiljano Nuhu.
© SYRI.net