Dokumente/ Tender korruptiv në Drejtorine e Transportit Rrugor – Tiranë, sponsori i deputetes së PS…

Dokumente/ Tender korruptiv në Drejtorine e Transportit Rrugor – Tiranë, sponsori i deputetes së PS…

12:30, 25/08/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një rast korruptiv ku është përfshirë Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë.

Duke ju referuar një denoncimi nga një qytetar, dhe sic shihet nga dokumentat më poshtë, bëhet fjalë për një tender për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë, në të cilin është përfshirë si përfaqësues I kësaj drejtorie, I njohur si sponsor I fushatës së deputetes Gjylameti.

Ja mesazhi I plotë I ish-kryeministrit  

Ja si shkelin ligjin per te ndare parate midis tyre!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje Doktor,

Së pari dëshiroj të jeni mirë familjarisht.

Dua tju përcjell një informacion mbi një rast korrupsioni.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, përfaqësuar nga Arnis Hoxha( i njohur edhe si sponsor i fushatës së znj Gjylameti), ka zhvilluar një tender, në vitin 2017, për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë si dhe ka shpalluar fitues subjektin " Siguria" Sh.R.S.F me administrator z. Dilaver Berberi.

Kontrata midis subjekteve të përfaqësuara nga Arnis Hoxha dhe Dilaver Berberi është nënshkruar me dt.26.04.2017 dhe mban nr. 5235. Prot.

As 1 javë më mbrapa, me VKM nr.399 dt.03.05.2017, ka ndryshuar paga minimale në shkallë vendi.

Arnis Hoxha, për të mos bërë garë tjetër, ka vazhduar marrëdhënien kontraktuale me të njëjtat terma me të cilën kompania " Siguria" ka fituar tenderin deri sa me dr.20. 04.2018( 1 vit mbrapa) vendosin që, në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregullat e prokurimit publik, të hartojnë dhe nënshkruajnë një " Amandament Kontrate" me të cilën bëjnë rishikim të çmimit të shërbimit, efektet e së cilës fillojnë që nga data e lidhjes së kontratës(pra fuqi prapavepruese).

Vlera prej 3756728 e kësaj shtese kontrate për një shërbim të kryer në vitin pararendës është transferuar nga llogaria e DRSHTRR tek " Siguria" me dt.21.05.2018, para që nuk dihet në xhepat e kujt kanë përfunduar nëse nuk bëhet një hetim i plotë për rastin.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco