VIDEO-FOTO/ Shikoni mostrën. A do bëj burg Erion Veliaj për Ramën?

VIDEO-FOTO/ Shikoni mostrën. A do bëj burg Erion Veliaj për Ramën?

10:09, 03/07/2018
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Erion Veliaj për të krijuar alibinë e nevojës së shembjes së teatrit kombëtar, mori disa artistë të paguar për të vizituar ‘Arenën Kombëtareë me punime e sipër.

‘Ne i mbajmë premtimet’, tha Veliaj, duke marrë përsipër idenë dhe zbatimin e PPP-së për ish-stadiumin kombëtar. Por shikoni se çfarë prezantoi Edi Rama ditën e marrëveshjes me privatin kur i dhuroi token për të bërë ‘Arenën Kombëtare’ me një kullë anash, dhe shikoni se si është ndryshuar projekti i prezantuar në fillim. Kulla ishte në një cep ngjitur me stadiumin në maketin prezantues.

Ndërsa në terren sot shikon me trishtim që kulla është jo në cep anash, por mu me mes të stadiumit duke zhdukur krejtësisht një anë të stadiumit dhe gjithë sheshin ‘Italia’.

Rama prezantoi një stadium me një kullë diku anash saj, Veliaj inspektoi me disa artistë të blerë një kullë me një ministadium diku në cep të saj.

Provat janë të qarta, publike, filmike.

    A po rrezikon Erion Veliaj burgun për Edi Ramën? A është ky rasti që prokuroria të hetoj për mashtrimin me zë, figurë, video dhe maket 3D?

    Ajo kullë duhet rrafshuar se na kanë mashtruar me pronën tonë, pronën e çdo qytetari shqiptar.

    Ndërkohë kanë nisur të justifikohen se është si stadiumi i Bratislavës, që është pjesë e BE-s, por shikojeni si e ka Bratislava stadiumin.

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Miu te kiu04/07/2018 12:35

    Sepse ky vend ka pushta dhe jo shtetar. Keshtu ka qene e do de jete. Se jemi ne keshtu pa eshte ky qytet.

    Bani03/07/2018 12:05

    Katastrofe dhe degjenerim i papare

    askushi03/07/2018 10:49

    ata po bejne cfare ju do bytha dhe spyesin me per askend. tashme ata kane tepsit, tiganet, kazanet, gavatat ne duart e tyre dhe nuk pyesin per asken. per ata shqiperija dhe shqiptaret, jane baras para....vila lluksoze, qejf, sex...

    Shto koment

    Denonco