Artan Lame kërcënon punonjësit: Ndihmoni deputetët e ministrat, nuk ka kush ju mbron

Artan Lame kërcënon punonjësit: Ndihmoni deputetët e ministrat, nuk ka kush ju mbron

16:43, 29/06/2018
A+ Aa A-

‘Partia para Shqipërisë’.

Drejtori i ALUIZN-it Artan Lame është regjistruar nga punonjësit e tij, duke i kërcënuar që të mos bëjnë pushime fare gjatë fushatës.

Në një audio-përgjim të bërë publik nga FaxNeës, Lame pasi kërcënon punonjësit e drejtorisë së tij se nuk do të bëjnë pushime të shtunat, thotë se ata nuk ka kush ti mbrojë.

‘Fatmirësisht në Shqipëri nuk ka sindikata që të të mbrojnë, kështu që mos bëni sindikalistin kot’, ju drejtohet Lame punonjësve të ALUIZN-it të cilët i nxjerr në punë edhe të shtunat, për të bërë fushatë për PS-në.

Për më shumë, ju ftojmë të dëgjoni audio-përgjimin:

Në këtë audio-përgjim, i realizuar para zgjedhjeve të qershorit 2017, Artan Lame u bën presion vartësve të tij duke u kujtuar se nuk ka sindikata në Shqipëri për t’i mbrojtur dhe i ‘këshillon’ punonjësit që të mbajnë vendin e punës, për të mos u detyruar ti heqë pas 1 muaji.

“Deputetë e ministra kërkojnë mbështetje, deri në zgjedhje. Historitë e ditës së shtunë të mos përsëriten, e shtuna është ditë pune si ditë e tjera, të gjithë të jenë në punë. Kush e mendon fare thjeshtë le ta thojë dhe natyrisht le të ikë pastaj, nuk iu mbron asgjë nga kjo. Në Shqipëri nuk ka sindikata që t’ju mbrojnë”, thotë Lame ndër të tjera.

Nga ana tjetër ai u kërkon vartësve të tij që të bëjnë punën pasi askush nuk i shpëton, as deputetë apo ministra.

“Këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë. Njerëzit e terrenit kanë ardhur thjeshtë falë aftësive profesionale. Por ka të tjerë që e kanë pasur rrugën më të lehtë se ka të tjerë që i kanë propozuar. Nuk ka deputet e mik që i shpëton nga puna. U kam thënë ministrave të tjerë që ‘x’ do të iki me sill një tjetër. Kam fol më miken time dhe miken tënde (flet me një punonjëse me emrin Anila) prej të cilës je këtu nuk është në lartësinë që duhet nuk do të doja që pas një muaj të më fusë në konflikt me të. Shpresojmë që historia jonë të ndryshojë”, shprehet Lame i cili më pas fillon dhe përmend me emra vartësit e tij dhe ju komunikon se duhet të bëjnë punën pasi është e vetmja mënyra që të rrinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci29/06/2018 17:41

Pervec se i tha qe do dalin ne pune dite te shtune,per mua gjith fjala tjeter e Lames ishte korrekte dhe kerkese llogarie normale qe po u bente specialisteve te vet.

Shkodran29/06/2018 17:19

A ka me per kte parti dhe kte flliqesir qeverie...deri kur do i durojme keto plehra ordiner,a ka prokurori qe duhet re veproj. Ca pret ajo kryeprokurore qe me shume eshte nje cop mishi me dy sy.. a ka opozit ky vend...

kapitalist edhe komunist29/06/2018 17:14

Te gjithe e dime qe administrata punon 8 ore ne dite nga e hena ne te premte .Kto na nxjerrin te shtunen dite pune Nqs i nxjerr ti paguaj diten e punes bashke me bonuset sipas ligjit. por nuk e ben dot .Puno 6 dite edhe rrogen e merr per 5 .turp

dl29/06/2018 17:13

a ti je me ti shkerdhy ato ropt mer cam shkerdhat

Shto koment

Denonco