VIDEO/ Ylli lëshon gojën, s'pranon dhunën mbi Kasmin: Ka ardhur për të bërë viktimën

VIDEO/ Ylli lëshon gojën, s'pranon dhunën mbi Kasmin: Ka ardhur për të bërë viktimën

12:08, 04/06/2018
A+ Aa A-

Një përplasje e fortë ka ndodhur në Komisionin e Medias ndërmjet kryetares Albana Vokshi dhe deputetit të amzhorancës Fidel Ylli. Përplasja ka ndodhur për shkak të dëshmisë së gazetarit Bledi  Kasmi, i cili dëshmoi dhunën që u ushtrua mbi të nga Policia gjatë protestës së opozitës. Mirëpo Ylli nuk e ka pranuar dhunën dhe i është drejtuar opozitës me fyerje dhe akuzën se qeverisja e tyre kishte vrarë 4 vetë në protestën e 11 janarit përfshirë dhunën mbi 1 gazetar.  Sipas Yllit, Kasmi kishte ardhur në Komision si gazetar aspak i lirë për të luajtur rolin e viktimës.

Kryetarja e komisionit, Vokshi, nuk e ka lejuar të vazhdojë me fyerjet dhe shantazhet:

DEBATI

Ylii i drejtohet Boçit: Rrugaç je ti! Legen ti! Lëngaraq! Halabak! Ti je rrugaç ordiner! Që i pret fjalën kolegëve këtu!

Boçi: Mbylle ti mor! Fol tamam!

Vokshi:  Luçi, të lutem tani! Kemi ardhur për tjetër gjë këtu! Jam unë me mikrofon, ti ule!

Ylli: Do flas si dua unë të flas! Jo si do ti! Shkrimet e këtij gazetari janë këto që ka nxjerrë këtu! Shikoje! Por vetëm i lirë nuk është ky!

Vokshi – deputetëve të PS: Ju lutem, mos bërtisni ju! Ku e gjeni more këtë arrogancë?!Çfarë jeni mor? Po thoni më mirë...Ofendime! O Fadil! Kujt po i bërtisni ju?! O Fadil, çfarë kujtoni ju se bërtisni? Kë shantazhoni? Nuk na shantazhoni dot, uleni zërin, mos bëni arrogantin, mos na kërcënoni! Me arrogancë nuk rrini dot në këtë komision! Uleni zërin!

Ylli: Pse më ndërpreu? Çfarë i bëra? Foli 40 minuta!s’e ndërpreva fare!

Vokshi: Ylli, do të flasësh apo ta heq fjalën!

Ylli: Nuk ma heq dot fjalën! Në botë s’ma heq dot! Jo ti, po as Zoti s’ma heq dot fjalën!

Vokshi: Ta heq që ç’ke më të dhe ki kujdes me ato që flet! Vrasës është ai atje përballë!ai i ka vrarë të katërt! (drejton gishtin nga kryeministria)Shko gjeji atje, i ka vrarë ai! Jo t’i çonit mish për top! Ju i nxorët! Ai dha urdhër që do kalonte mbi trupa njerëzish!

Ylli: Katër ka vrarë qeveria juaj! Katër! U dënuan njerëz për ato vrasje!

Vokshi:  Të të vijë turp që i thua këto! Ju e dirigjuat puçin, kërkojini ndjesë!

Ylli: Po për gazetarin? Çfarë t’i themi gazetarit?Çfarë t’i themi fatos Mahmutajt?! Garda e Republikës vrau katër veta!

Vokshi: Lëri këto, fol për dhunën aty!

Ylli: Po s’më lini ju, se ju djeg! Ju djeg! ...Unë flas me fakte! Katër veta i vrau Garda e Republikës! Mos më trego fyerjen mua! Ti duhet të dish nj gjë që fjalët më të pista të miat...unë nuk fyej kurrë, po të më thuash ti mua halabak....Vjen dikush, nj gazetar për të bërë viktimën! Se mua më vjen shumë keq për atë! /ar.sh.SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi05/06/2018 12:16

Po ki krahasohet fideli pA shkolle me Lucianon petagog. Po Ca' ti besh katovices Qe na i la keta m .neper kembe.

Labi04/06/2018 18:52

Fidel droga ska ç'thote dhe ben zhurmuesin ...pleher njeri...kurve burre

gramoz04/06/2018 14:53

Fidel duket qe nga emri qe ka nga e ka prejardhjen. Imagjinoni, as zoti nuk ma pret fjalen mua thote morri kuq, po ku kan komunistet Fe dhe atdhe? Si mund te besosh ne zot ti me kete emer?

Daj Jaku04/06/2018 12:43

Fideeel, mos u bëj pjesmarrës ne një turp që nuk të takin direkt, lër Xhafajt të justifikojnë veprimet e tyre me guximin që karakterizon pashallarët e rinj. Ti i përket fisnikërisë së vjetër të Skraparit si dhe ambientit të sportit.

t04/06/2018 12:39

Gangsteri rames qe kujton se eshte bere zotni!

Shto koment

Denonco