Paloka: Ja skenari kriminal i Ramës për të mbyllur hetimet ndaj Agron e Fatmir Xhafajt

Paloka: Ja skenari kriminal i Ramës për të mbyllur hetimet ndaj Agron e Fatmir Xhafajt

11:38, 20/05/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edi Rama, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për zbatimin e një skenari criminal për të mbyllur hetimet lidhur me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Paloka tha se Edi Rama i mashtroi shqiptarët kur i tha se kishte bërë një analizë të zërit nga një agjensi e specilaizuar të zërit të Agron Xhafajt, por nuk tha se kush ishte kjo agjensi.

“Rama dhe Xhafaj megjithëse kanë për detyrë të bëjnë transparencë, nuk tregojnë se cila është kjo agjensi, megjithëse nuk ekziston asnjë e tillë që do t’I thonte të zezës së bardhë.

Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Rama është bërë pjesë për të mbyllur hetimet për Agron dhe Fatmir Xhafajn.

Fatmir Xhafaj e di shumë mirë se vëllai i tij drejton trafikun e drogës dhe zëri i shfaqur në video-përgjim është i Agron Xhafajt. Ndaj edhe e larguan me urgjencë nga Shqipëria që të mos përballej me të vërtetën.

Fatmir Xhafaj po qëndron në detyrë për të urdhëruar kukullat e tij në Prokurori, Donika Prela e Arta Marku, të manipulojnë provat”, tha Paloka.

Në vijim, Nënkryetari i PD-së, i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që t’I bashkohen protestës kombëtare të 26 majit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar21/05/2018 19:23

Po kush të ka penguar o "dajë Jaku" që ti me ca patozër, imamë e selamë trima, të dilni në 26 maj e ta tregoni veten se jeni revolucionare të vendosur francezë e ta përmbysni qeverinë e narkotrafikut me dhunë ? Pikërisht kjo propogandë mashtruese se lidershipi aktual i opozitës paska "të keqen e madhe" se është "oksidentale, perëndimore e paqësor e si pasojë frikacake", do ta dobësojë protestën e do të imkurajojë Ramën. Përse kërkoni ti nxirni gështenjat e nxehta nga zjarri me gishtat e të tjerëve ? Dilni vetë me kobure e të shohim se sa trima jeni. Me llafe bëhen të gjithë trima, por sepse harojnë se diktatura enveriste edhe në fund vitet 80 që i kishte akoma dhëmbët e ujkut të nxjerra jashtë, lëvizja për demokraci fitoi vetëm në sajë të daljes masive të popullit shqiptar në rrugë e jo se hoqi zvarrë bustin e një diktatori të ngordhur. Më shumë se kurrë, me këto skandale që po bën qeveria Rama, është dita që të gjithë shqiptarët, dajët e Jakëve apo të Frrokëve, të imamëve e selamëve të dalin në shumicë në rrugët e Tiranës e ta tmerojnë qeverinë e trafikut të drogës e prokurorët që ka angazhuar për tu mbrojtur. Nëse ju lehni se "opozita është frikacake", më këtë trimëroni vetëm kartelin e drogës.

Daj Jaku21/05/2018 08:27

Nuk përmbyset një pushtet kriminal mafjoz, që ka kapur të gjitha kollonat e pushtetit, duke publikuar lajme në pak media, të cilat nuk janë blerë akoma nga pushteti. Fushata e përgënjeshtrimeve dhe "anal-istëve" nëpër televizioneve është kthyer në një epidemi diarreje e jashtëqitje propagandistike që po çon drejt topitjes dhe vdekjes së cdo grime të ndërgjegjes që mund ti ketë mbetur akoma gjallë një pjese të vogël të popullit. Aksioni opozitar është sheshi, populli i topitur duhet zgjuar, duhet të dalë në sheshin e burrave. Aty ta mati bythën mirë EDrama, aty të dali e të bëjë batutat e tija bajate që bojn me qesh vetëm Taulantin. Keni dy shembuj, Ambrozia e bëri të largohet me bisht ndër shalë ndërsa kuksianët trima (gjithsej nja dy mijë vetë) e bënë të dhjesi gjak e të reagojë me mënyrat më shtazarake komuniste. Por ju i latë në harresë kuksianët, po kalben në burg. Përse nuk i bëtë thirrje tërë popullit opozitar të përmbyste ata një mijë policë të mjerë që kishin rrethuar gjykatën? Ata policë dinin rastin që të bashkoheshin me popullin për të përmbysur gjykatën e liruar bijtë trima të Kukësit. Por ju dolët nja ca deputetë me kollare për gjasme protestë te salla e gjykatës, sa për sy e faqe, duke e ditur mirë që nuk ERRU Edrama për ju deputetët e PDH së. Hekuri rrihet sa është i nxehtë, rrihet nga populli në shesh e jo nga ekranet e televizorëve ose telefonave. E keni harruar si u rrëzua komunizmi në vitin 1991. Populli rrëzoi statujën e dullës, blloku dhjeu gjak. Me këto programe "paqësore", 26 maji, pastaj kush e di se kur, duket sikur këto programe ja dërgoni për miratim EDramës, ose edhe më keq akoma, ju a bën EDrama dhe ju i zbatoni. Keni Lulin oksidental, perëndimor, paqësor/ frikacak apo të blerë, pjestar në një cep të tepsisë?? Po francezët që i venë flakën Parisit për çdo padrejtësi të qeverisë ose të polocisë çfarë janë, lindorë? Perëndimorët bëjnë rrevolta, përmbysin pushtete, fitiojnë liri, vendosin demokraci. Ndërsa skenarët tuaj janë bërë bajatë, del Luli e thërret me zë të ngjirur, delet e sheshit brahorasin, Luli Luli Basha Basha. Televizionet e mediat fillojnë lojën e shifrave, treqind mijë pjesmarrës, gënjeshtër, vetëm dy mijë pjesmarrës militantë. Më 28 maj harrohet gjithçka. Marshoni ore drejt burgut të kuksianëve sikundër francezët kundër burgut të Bastiljes. Po kush do ti udhëheqë, LulBoshi apo Palloka?

I deleguari20/05/2018 12:20

Zoti Edvin Paloka, ju ka mbetur PD , kryesia ,opozita ne dore dhe po e rrotulloni e po lepini si të jete akullore! Duhet aksion ore koqe. Mos beni gam gam, por dilni ne balle dhe permbyseni kete hale qe i mori frymen Shqiperise dhe shqipetareve

Shto koment

Denonco