Bardhi: Xhafa duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse i vëllai trafikant nuk arrestohet

Bardhi: Xhafa duhet tu shpjegojë shqiptarëve se përse i vëllai trafikant nuk arrestohet

12:34, 13/05/2018
A+ Aa A-

‘Fatmir Xhafaj e ka pranuar edhe më parë që e ka ndihmuar të vëllain’, kështu deklaroi ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, gjatë një konference për mediat nga selia e PD-së.

Sipas tij Xhafa i ka borxh shqiptarëve sot tu përgjigjet se përse vëllai i tij i dënuar për trafik droge në Itali, lëviz i lirë dhe nuk arrestohet.

‘Fatmir Xhafaj e ka pranuar edhe më parë që e ka ndihmuar të vëllain. Konkretisht, me 07 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj deklaronte se:

 [.......JU MË PYESNI MUA NËSE E KAM NDIHMUAR VËLLANË TIM. Ju kam thënë dje dhe ju them edhe sot pa asnjë mëdyshje. PO, SIGURISHT QË PO! ....... E KAM NDIHMUAR T’I KTHEHET JETËS NORMALE. Që nga muaji maj i vitit 2002, kur është rikthyer në Shqipëri, dhe deri më sot, vëllai im...., KA NJË JETË NORMALE DHE PA ASNJË LLOJ REKORDI NEGATIV PËRBALLË LIGJIT....].

{Fatmir Xhafaj - Faqja 53 e procesverbalit - Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010}

A i qëndron deklaratës se i vëllai ka një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negativ përballë ligjit.

A mund të arrihet kjo, kur pasi ke kryer një krim të rëndë si trafiku ndërkombëtar i drogës, nuk ke vuajtur asnjë ditë dënim?

A mund të arrihet kjo kur nuk goditet produkti i krimit, pra pasuria e paligjshme?

Prej disa ditësh Partia Demokratike e ka pyetur Fatmir Xhafajn, nëse Agron Xhafaj është i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit, për shkak të aktivitetit të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?

Heshtja ka qenë përgjigjia e Ministrit Fatmir Xhafaj edhe në këtë rast’, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco