Topalli ashpërson akuzat ndaj Bashës/ I rreme dhe qesharak, ja pse ka thirrur Kuvendin Kombëtar...

Topalli ashpërson akuzat ndaj Bashës/ I rreme dhe qesharak, ja pse ka thirrur Kuvendin Kombëtar...

22:22, 26/04/2018
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli nuk ka kursyer akuzat e forta ndaj kryetarit Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Topalli u shpreh se Basha ka thirrur Kongresin për të shmangur skandalin me lobimet ruse.

"Unë besoj se as Basha nuk e di pse po e bënë këtë Kuvend, ai di vetëm një gjë, që ditën që është shpallur që do ketë Kongres nuk i ka thënë shqiptarëve që do jetë për statutin. Pas hetimit për lobimin që ka nisur në SHBA, Basha del dhe thotë do bëjmë Kuvend.

Ai të dielën do të mbledh delagatët dhe do të diskutojë për ndryshimet që janë të Lulzim Bashës, asgjë tjetër.

Kjo që bënë Basha është një farsë. Çdo gjë që sillet rreth tij është e rreme. Ai thotë do të ndryshojë Shqipërinë ky status, por është një gënjeshtër, është një tallje e madhe. Basha, është një rast unikal, nuk hyn në asnjë histori politike, është diçka e pashpjegueshme, por di që ky kongres është thjesht një agoni e këtij drejtuesit, i cili po e vesh si farsë. Vendi sot është pa qeveri dhe pa opozitë!", shprehet Topalli.

Sipas Jozefina Topallit, Basha është qesharak dhe po bën letrat për të qënë i përjetshëm.

"Lulzim Basha është i rremë, është qesharak. Është super i rremë, kur thotë do të bashkojmë partinë, ndërkohë që po bënë letra për të qenë i perjetshëm. Është i rremë kur flet për oligarkët. Në një vend ku qeveria dhe opozita janë bashkë, kjo është shumë e rëndë", tha ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari27/04/2018 08:23

Eshte e sigurte qe ky holandezi eshte skandaloz dhe po shkaterron jo vetem PD,por gjithe aksionin opozitar. Fakti qe PD e mori kunati (sic thoni ) dhe nuk mundet ta merrni ju ,mjafton per tju nxjerre per zhelesh jashte si legena e pacavure . Keto Jane pasojat e abuzimit tuaj me pushtetin, duke emeruar familjaret neper banka,konsullata,ambasada dhe duke ofruar ne kembim vetem pordh e tangarllek demokratik! Tju vije turp qe pas 20 vjetesh ne pushtet ju udheheqesat e leshit nuk grumbulloni dot as 10 veta qe tju besojne por rrini duke u qurravitur neper media!

Londra27/04/2018 08:23

Kemi 5 - vjet qe po presim te thuash nje fjale per kokpalaret rilindas Zhozi! Te shperbleu elektorati djathte dhe ti su ke dhene asgje atyre! Prandaj mos ngaterro me adrese por shko ne baze te PD dhe puno si punuam dhe ne per Partine Demokratike, pra pa asnje kusht!

SD26/04/2018 23:51

EH, moj zonja TOPALLI, fjala i rreme u del atyre qe kane qene per shume kohe te rreme me ne, qe dinim qe ishim demokrate me shpirt e sinqeritet, pos;dinim qe demokracine na e bene me shume per vehte se sa per demokracine e zhvillimit te te gjithe sistemit. Sot na sulmon z BASHA sikur ky i ka fajet per 27 vjet. Ku e ka problemin zonja tek statuti, apo tek zgjedhja e kryetarit, apo tek privilegjet, qe paskan qene me shume se ndergjegja demokrate tek keta qejfe mbetes. Ja tek po mblidhen delegatet nga e gjithe shqiperia e fjala burrerore thohet ne kuvend, nese e ke me sinqeritet. Ju zonje barazoni qeverine me opoziten, per mua si demokrat i thjeshte, por qe jam i bindur ne keteqe ata qe bejne barazime te tilla luajne lojen e oktapodit, per politike, se kjo qeveri e qelbesirave , kurre nuk mund te jete me demokratet e paster e te pa perlyer, si disa qe kane nxjerre shpaten me kohe dhe e kane demtuarPDne po aq sa dhe mafizi RAMA.Ju, ose grupi tuaj i pa kenaqur,si teoriciene, e shpikes te reformes statuore, nuk po ju gjendet ekuilibri, e drejtesia shpirterore per te dhene kontribut per PDne, se paku mos shpifni shume, e sulmoni se koti sepse do ju behet bumerng. Per situaten, jua ka thene z BERISHA, duhet te leme menjane inatet, apo edhe gabimet, e duhet bashkuarqe te rrezohet kjo tirani e qelbesirave.

Shto koment

Denonco