Gjermanët i kërkojnë ‘kokën e Tahirit’, Rama tenton ti mashtrojë: I kemi hequr imunitetin

Gjermanët i kërkojnë ‘kokën e Tahirit’, Rama tenton ti mashtrojë: I kemi hequr imunitetin

21:32, 25/04/2018
A+ Aa A-

Ajo që Edi Rama i frikej se do të ndodhte në Gjermani, ndodhi.

Dosja ‘Tahiri’ ishte çështja kryesore e diskutuar në seancën degjimore të kryeministrit Edi Rama në Bundestag, duke konfirmuar se mbrojta politike për ish-ministrin e Brendshem është një nga pengesat e mëdha për nisjen e negociatave.

Deputetet gjermanë e kanë pyetur Ramën se “si ka mundësi që një ish-ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare.”

Burimet diplomatike nga takimi bëjnë të ditur se Rama është përgjigjur se Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar të CDU-së, deputeti Thorsten Frei.

Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

“Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian” - janë shprehur deputetet gjermanë në seancën dëgjimore me Kryeministrin Rama.

Tani është e qarte dhe Edi Rama nuk e fsheh dot më, Saimir Tahiri para drejtesisë dhe pa mbrojtje politike është kushti gjerman për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tahiri ....26/04/2018 12:20

Tahiri eshte kali i Trojes po hyre ne Troje do ta djege me gjithe RILINDJE , Te shohim ndonje variant historie tjeter meqe Trojen e dime si shkoi.

Albi25/04/2018 23:45

Sic thoshte the Guardian ne nje shkrim te 2013:Rruga e Merkelit eshte e mbushur me kufoma burrash qe nuk e kuptojne sic duhet. Arresto tahirin do te thote arresto tahirin. Te tjerat jane pallavra.

Shto koment

Denonco