Raporti i Bankës Botërore/ Vasili: Taksat hajdute të qeverisë po rrënojnë shqiptarët…

Raporti i Bankës Botërore/ Vasili: Taksat hajdute të qeverisë po rrënojnë shqiptarët…

10:15, 22/04/2018
A+ Aa A-

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Banka Botërore foli, taksat hajdute të qeverisë po rrënojnë qytetarët. Referuar raportit të BB-së, Vasili citon “në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë," thuhet në raport. Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri". Në këtë kuadër, kreu i deputetëve të LSI-së shkruan se përfundimisht i gjithë sistemi financiar që iu imponua shqiptarëve dhunshëm prej kësaj qeverie ka dështuar totalisht.

Postimi i Petrit Vasilit

Banka Boterore foli,taksat hajdute te qeverise po rrenojne qytetaret.

Qeveria po e rrokullis vendin drejt nje rrenimi financiar te paralajmeruar.Taksa progresive produkt i mendjeve te cmendura, por dhe hajdute te paskrupull te qeverise po destrukturon vendin nga ana sociale.

Thellimi i varferise dhe mbeshtetja ndaj oligarkise me te cilen qeveria ndan parate jane ekstremet tragjike ku kryeministri po zhyt vendin
Banka Boterore thote:

"Vetëm si pasojë e taksave, popullsia shqiptare që jeton me më pak se 4 dollarë në ditë, rritet nga 22.6 për qind në 29.1 për qind".
Taksa progresive dhe i tere koncepti financiar per shtetin i kesaj qeverie eshte shume armiqesor per te varferit dhe ne sherbim e i nenshtruar ndaj oligarkeve.

Opozita kerkoi uljen e TVSH per artikujt jetike te ushqimeve te shportes nga 20% ne nivelin 5%.

U kerkua nga opozita edhe heqja e TVSH per bisnesin e vogel qe u refuzua eger nga qeveria.

Ja c'thote Banka Boterore:

"Në vende si Kili, Meksika, Rusia dhe Kolumbia sistemi i taksave e ul varfërinë. Ndërsa Shqipëria është një nga vendet ku taksat sjellin rritjen më të lartë të varfërisë," thuhet në raport.
"Taksat indirekte, veçanërisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është ai që shkakton rritjen më të madhe të varfërisë në Shqipëri," 
 

Perfundimisht i gjithe sistemi financiar qe iu imponua shqiptareve dhunshem prej kesaj qeverie ka deshtuar totalisht.

Belbezitjet demenciale per ekonomine te nje kryeministri te paditur dhe paranojak per pushtetin e tij personal po e shtyjne vendin drejt gremines dhe rrenimit te pandalshem ekonomik e social.

Njerezit e thjeshte jane mberthyer per fyti nga qeveria dhe po ripen ne menyre te pameshirshme me taksa cnjerezore.

Duhen ndalur sot.
Shqiptaret jane pa drejtim ###

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco