VIDEO-FOTO/ Ramës i hedhin 'kokainë' në Kuvend, pluhuri i bardhë mbulon qeverinë

VIDEO-FOTO/ Ramës i hedhin 'kokainë' në Kuvend, pluhuri i bardhë mbulon qeverinë

11:02, 12/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministrit Edi Rama i është hedhur pluhur i bardhë mbi kokë nga deputeti i PD Flamur Noka, teksa ndiqte i ngrysur bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputetët e tij.

Rojet e sigurisë kanë vrapuar t'i dalin para kryeministrit për ta mbrojtur, por nuk ka qënë e mundur.

Rama u mbulua nga pluhuri i bardhë bashkë me Zv.Kryeministren Senida Mesi dhe me Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Ai nuk lëvizi nga vendi.

Kreu i opozitës Lulzim Basha vazhdon të qendrojë në foltore i rrethuar nga deputetët duke pritur që Ruçi të p?7rjashtojë kryeministrin nga seanca për fjalorin e tij vulgar ndaj shqiptarëve.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Bobi vl 13/04/2018 09:41

    Flam noka mund te fliste me fjal pa hedhur miell Po mesa duket e heq dhe vet ai dhe ju ndodh ne xhep

    Shto koment

    Denonco