Basha i përgjigjet Patozit: Distancohu nga personat me rekorde kriminale!

Basha i përgjigjet Patozit: Distancohu nga personat me rekorde kriminale!

15:22, 06/03/2018
A+ Aa A-

Një ditë pasi Astrit Patozi la të kuptohet se mund të nisë krijimin e një partie të re, bashkë me Ridvan Boden, ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës.

Në një deklaratë nga selia e PD-së, Basha tha se sulmet personale ndaj kryetarit nuk janë ide dhe nuk i shërbejnë demokratëve, por sipas tij PD është e hapur për të gjithë ata që janë për dekriminalizimin dhe kundër personave me rekorde kriminale në politikë.

“Dua tju them që Partia Demokratike sapo përfundoi procesin e analizës dhe bëhet gati për hapin përfundimtar drejt riorganizimit të partisë.

Tjetra që dua të them se është e drejta e gjithkujt të bëjë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Nuk është kryetari që shqyrton propozimet, por kuvendi. Kryetari vetë propozon.

Çdokush është i ftuar të japë propozime në fuqizimin e aksionit politik të PD. Sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj PD në media nuk i shërbejnë demokratëve që përballen me krimin në pushtet, me revanshin e drogës, me largimin nga puna dhe largimin nga ndihma ekonomike.

PD dhe demokratët do të vazhdojnë të luftojnë kundër krimit dhe drogës dhe kundër kapjes së politikës nga krimi dhe droga. Kjo është një kauzë duhet t’i bashkojë demokratët. Prandaj në këtë kuadër nuk mendoj se vlejnë sulmet personale nga kafenetë dhe as deklaratat e pabazuara.

I bëj ftesë çdokujt që bashkohet rreth këtyre vlerave, dekriminalizmi, distancimi nga personat me rekordet kriminale, bashkëpunëtorë dhe autorë të trafikut të drogës. Ftoj këdo që bashkohet rreth këtyre vlerave” u shpreh Basha, që lajmëroi mbledhje e Kuvendit Kombëtar të PD-së në pranverë, që do të shënojë dhe mbylljen e analizës për humbjen e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arusha Panda06/03/2018 16:36

Si flet ky a thua se vjen nga ndonje planet tjetet, a thua se nuk eshte ky qe shkaterroi PD-ne dhe vuri ne vend te PD-se te ashtuquajturen "Lista Basha" qe humbi me sukses te jashtezakonshem. Ik o Lul ne Hollande se nuk duhesh me ketu

pogjykoj06/03/2018 16:32

Lul Qyrrashi nuk ka pergjegjesi me kunatin qe ne ditet e sotme pjesa me e madhe jane te prishur me kuneterit! Pse e ofendon more djale? ai duhet mepatjeter ta zhduki nga PD astrito patozain!

t06/03/2018 16:27

'Sulmet ndaj kryetarit nuk jane ide'- thote zoteria.Sipas ketij,kryetari nuk duhet kritikuar(apo sulmuar)sic i pelqen te shprehet.A mund te na thote ky zoteria pse nuk i ka mbledhur strukturat e partise,deri edhe kuvendin,kur dikush,kushdo qofte ai, ka paraqitur nje platforme per ringritjen e pd,ne kete gjendje kaq mizerabel ku gjendet pd.por ky as qe e çon ne mendje kete gje,se po te ishte ne rregull nuk ka pse te kete frike ngs kuvendi.nuk eshte se kam ndonjr konsiderate kushedi cfare per patozin,por ato qe ka ngritur deri tani per lulin dhe menyren si po vepron,i ka patur te drejta.pse i therret njerrzit more proteste per rrpublike te re dhe i le ne mes te rruges,pse i therret per qeveri antimafia dhe i le perseri ne mes te rruges.mezi e ngrite zerin per tvsh e bisnesit te vogel,nuk reagove fare per taksen e re te baneses,apo per sig.e shtepive.me materialet qe erdhen per tahirin duhet te ishte rrrzuar kjo qeveri.ty nuk te pelqen te perplasesh me ramen,vetem sa lef ne kuvend,nuk ta mban per veprime radikale,nje nga keto e sygjeroi berisha,dhe te rren mendja se do ta lere rama pushtetin ne 2021,mbasi shqiptaret te kene ikur te gjithe nga shqiperia.jep doreheqjen sa me pare se e ke kthyer pd ne nje shtojce te rilindjes

Lul Qyrrashi06/03/2018 16:05

Distancohu dhe ti nga kunati o Lul qyrrja

Shto koment

Denonco