VIDEO/ ‘613 kg kokainë nga Kolumbia, direkt porosi për klanin Rama. Xhafa prishi provat’

VIDEO/ ‘613 kg kokainë nga Kolumbia, direkt porosi për klanin Rama. Xhafa prishi provat’

14:23, 05/03/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka lidhur Edi dhe Olsi Ramën direkt me 613 kilogramët e kokainës të mbërritur në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, ‘droga ishte porosi për Olsin dhe klanin Rama dhe u shenjua që në Kolumbi’

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

613 kg droge nga Kolumbia për partizanët.

Droga e ardhur nga Kolumbia është në sasinë më të madhe që ka mbërritur ndonjëherë në Ballkan në historinë e këtyre viteve, ishte droga e adresuar direkt për Olsi Ramën. Ishte drogë e adresuar direkt për klanin Rama, ishte droge e cila u shenjua nga autoritete kolumbiane, arriti ne portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtimin e Olsi Ramës me datë 18 shkurt të këtij vitit.

Tani ju ftoj qytetarëve se pse unë e tregoi Edvinin dhe vëllain e tij Olsin.

Unë nuk e bëj për politikë, por unë e bëj këtë se me 28 shkurt përsëritet identik Xibraka në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë.

Olsi Rama e ka kaluar 5 here kufirin me makinën e mbushur me kokainë dhe e adaptuar për trafik droge.

Fatmir Xhafa shkatërroi provat. Ai deklaroi në mëngjes e krye operacionin në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe pak më vonë u tha se u krye ky operacion nga policia shqiptare dhe dogana shqiptare.

Rama mashtroi duke thënë se operacioni ishte nga policia jonë. Çfarë e shtyn Edi Ramën të bëjë ketë. Vetëm të thoshte se nuk jam klani i drogës.

Kur erdhi kontenieri. Ai erdhi me 19 shkurt. Kur u ndërrua drejtori i portit. Me datë 24 pra u ndërrua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco