Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

613 kg kokainë në Durrës, reagon Presidenti Meta: Krimi rrezikon sigurinë kombëtare

613 kg kokainë në Durrës, reagon Presidenti Meta: Krimi rrezikon sigurinë kombëtare

13:09, 28/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.

Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tony 28/02/2018 15:27

Kur flet dhe ilir meta qe cfare nuk ka ber.me milioanat qe ka vilat leke ne bangen e anglise qe esht mafios vet nga krimet me te renda me gjithe moniken ata duhet te duten ne burg dhe mos te dalin me po ska shtet

Askushi28/02/2018 13:41

i dashur president, krimi ka merre gjitheshka perpara, dhe po behet si uragan, populli eshte dele, eshte turme, ju jeni presidenti......

Miri28/02/2018 13:30

Cfare kapen policet tane aman!?? Erdhi informarcioni nga jashte thuhet. Pse priten deri sot me e publiku!!!? Kjo mban ere

Shto koment

Denonco