VIDEO/ Alibeaj tek Krimet e Rënda: Ja dokumenti që dorëzuam për Tahirin dhe Habilaj

VIDEO/ Alibeaj tek Krimet e Rënda: Ja dokumenti që dorëzuam për Tahirin dhe Habilaj

11:14, 15/01/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka dorëzuar sot fakte të reja shtesë, që provojnë se Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka pasur kontakte të ngushta me bandën e habilajve.

Deputeti Enkelejd Aliabej, i cili e dorëzoi dokumentin e siguruar nga drejtësia italiane, ka treguar para mediave se aty dëshmohet bashkëpunimi në vazhdimësi i Tahirit me njerin nga Habilajt, anëtar kryesor i bandës.

Alibeja tha" "Tahiri ka gënjyer që s'ka pasur punë fare me Habilajt, sepse ky është dokumenti që ka treguar se kanë pasur lidhje. Takimet e Tahirit me Habilajt kanë vazhduar përtej asaj periudhe që është diskutuar në Këshillin e Mandateve. Dokumentet tregojnë se ka gënjyer.

E dyta tregojnë angazhimin maksimal të Ramës për të penguar hetimin. Unë jam këtu për të inkurajuar hetimin që Prokuroria ta verifikojë dhe t'i shohë të dhënat me përparësi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja15/01/2018 11:32

Rama nuk po mbron Tahirin, por po mbron veten e tij.Tahiri eshte nje nga levat e Rames. Duhet te kuptoni qe te gjitha rruget e droges dhe krimit ne shqiperi, te cojne tek Rama. (sigurisht me syt qorr dhe veshet shurdh te Lu e Vlahutin)

Shto koment

Denonco