Vrasja e Ardit Gjoklajt? Veliaj: Jemi edhe për semaforët në Prokurori, kemi 300 çështje

Vrasja e Ardit Gjoklajt? Veliaj: Jemi edhe për semaforët në Prokurori, kemi 300 çështje

14:48, 26/12/2017
A+ Aa A-

Mbi 1 vit ka kaluar nga vdekja tragjike e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës për shkak të mungesës së kushteve teknike dhe një kontrate abuzive mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë që menaxhonte mbetjet.

I ftuar në Top Story, kryebashkiaku Erion Veliaj u pyet për hetimet për vdekjen e 17-vjeçarit. Por Veliaj u përtyp 2-3 herë dhe mezi nisi të nxirrte fjalët nga goja. Ai tha që kjo i takon prokurorisë, dhe pyesni këtë institucion sesi vijojnë hetimet.

 “Nga ne ka pasur bashkëpunim. Ne jemi përditë ne prokurori për çështje të ndryshme, si semaforë, rrugë, ura, etj. Kemi 300 çështje në prokurori. Në rastin e Sharrës besoj se pati interes politik që u fol më shumë”, u shpreh Veliaj.

Ardit Gjoklaj humbi jetën në 7 gusht 2016, në orët e para të mëngjesit, ku një ekskavator e shkeli për vdekje. 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës.

Gazetarë investigativë të cilët më pas u pushuan nga puna, zbuluan një sërë skandalesh të kontratës mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë “3 R” që menaxhonte landfillin e Sharrës. Pak muaj para vdekjes së Arditit, Veliaj u bënte thirrje të rinjëve që të vijnë e të punësohen në plehrat e Sharrës.

Sot, hetimet për këtë ngjarje të rëndë nuk dihet sesi kanë përfunduar. Bashkia e Tiranës nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për kontratën abuzive me kompaninë “3 R”. Sot e kësaj dite, Erion Veliaj nuk ka kërkuar ndjesë për vdekjen e 17-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koment26/12/2017 15:52

Kaq kishe per te thene ore zorzop? Ai djale eshte ne dhe tani ndersa ti ne krevat me gruan.Edhe Arditi kishte jeten e tij qe ja grabiten mizorisht. Ajo qe duhet te beje atekohe ishte nje doreheqje dhe ndoshta nese kishe pergjegjesi penale te merrje cka meriton.Por jo, ti zgjodhe ate rruge qe zgjedhin gjithe vampiret qe ushqehen me fate dhe jete njerezisht fatkeq. Mund t'i kurseje ato komente idiote.Mbaje mend lali Eri se koha e osanarave do perfundoje nje dite sado lart te te ngjitin.

Koment26/12/2017 15:51

Daj Jaku26/12/2017 15:06

Pyesni prokurorin Fusha (mikun e drekave të monstrës Veliaj, "fituesin" e tenderit të sheshit Skëndebej"), ai mundet që ju jep informacion se si shkojnë "hetimet" për vrasjen e fëmijës, të paktën enver dulla i bënte heroj si puna e Shkurte Pal Vatës. Këta plehra nuk i arrijnë dullës as tek brima e bythës, mamanë e këtij mostrës e kish vënë pastruese tek hoteli i Ahmadinexhadit, por ama shiste pordhë që ishte "kalece" e kamufluar në shërbim 360° ndaj atij mikut. Dhe doli kjo pjella.

Shto koment

Denonco