Shqipëria kundër SHBA, reagon LSI: Vota duhet të ishte e unifikuar, tani asnjë justifikim s’ka vlerë

Shqipëria kundër SHBA, reagon LSI: Vota duhet të ishte e unifikuar, tani asnjë justifikim s’ka vlerë

12:00, 22/12/2017
A+ Aa A-

Lëvizja Socialiste ka reaguar menjëherë lidhur me votën e Shqipërisë kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për Jeruzalemin.

Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, deklaroi para mediave se ajo votë duhej të ishte e unifikuar dhe të shprehte qëndrimin e gjithë popullit shqiptar.

"Një vendim kaq i rëndësishëm duhet të ishte votë e unifikuar dhe të përfaqësonte popullin shqiptar. Mbrëmë ministria e Jashtme ka nxituar të shpjegojë votën "Kundër". Por sot, pasi i keni vënë shqiptarët në një pozicion të vështirë dhe fakti të kryer, çdo justifikim është pa vlerë.

Disa shtete kanë abstenuar me votën e tyre në OKB dhe është për të ardhur keq keqpërdorimi që i është bërë qëndrimit të BE-së. Është për të ardhur keq që Rama e do SHBA-në ta mbështesë për Reformën në drejtësi dhe nga  ana tjetër investohet kundër sajj.

SHBA-të kanë qëndruar gjithnjë fort në krah të shqiptarëve," solli në vëmendje Gjosha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nebil22/12/2017 12:46

Sjellja e shqipareve eshte proamerikane (pro USA) dhe me popullin e Shtetit te Izraelit ata kane miqesi qe eshte forcuar ne lufte kunder Nazisteve gjermane dhe Fashisteve Italiane. Ne perkrahim kerkesat e popullit palestinez, aq sa te mos i prishim pune Shqiperise dhe shqiptareve. Lufta midis tyre eshte biblike dhe ne nuk ekmi as dokumenta as para ti perballojme aesite ndaj Palestines dhe popullit te saj. Myslymanizmi dhe katolicizmi shqiptar nuk kane pse behen pre e interesave qe realisht ne nuk i dime, aq me teper ky fyelli Edi Rama.

Shto koment

Denonco