Berisha-Ramës: Shpall gjendjen e emergjencës, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Berisha-Ramës: Shpall gjendjen e emergjencës, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

14:48, 01/12/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës pasi situata është e rëndë dhe nuk do të ketë përmirësim të shpejtë.

Me një reagim në Facebook, ish-kryeministri i bën thirrje edhe presidentit të Shqipërisë Ilir Meta që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme për të përballuar një situatë që edhe mund të bëhet katastrofale!

Të dashur miq, Shqipëria në tërësi, që nga dje mbasdite ndodhet nën një mot dhe përmbytje brutale tejet kërcënuese për jetët e njerëzve dhe pasuritë e tyre. Deri tani nuk ka pasur viktima, por dëme të mëdha materiale, dhe ndihma ndaj popullatës së kërcënuar është minimale.

Të dhënat sinoptike për orët që vijnë nuk janë premtuese. Në këto kushte është e domosdoshme shpallja menjëherë e gjendjes së jashtëzakonshme në shkallë vendi dhe mobilizimi i të gjitha potencialeve në ndihme të zonave dhe komuniteteve më në rrezik.

Gjendja e jashtëzakonshme ka ligjin, i cili përcakton qartë detyrimet e shtetit në situata të tilla ndaj zonave të prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr këtë vendim vetëm e vetëm për të shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve.

Mos shpallja e gjendjes së emergjencës, është një akt i papërgjegjshëm antikushtetues i Norieges!

Ftoj Presidentin e Republikës, që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit të konsideroje edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PLESHTI01/12/2017 15:48

Po ku ka probleme per Eramen, ai fluturo me P......as ne b,,,,, th, a nuk e shihni fluturimin mendor te psiqikut?Vendi u mbyt e ky na ben propogande se qeveria po punon, njerezit po mbyten e shtepite e katandite u moren fund, ky na nxjerre ministrat edeputetetqe te rregullojne, ate ndaloje permbytjet. Jepu nga nje shat ne krah e te bejne selfie se i ke punetore. Shi gjendjen e popullit se te ka marre fund nga te gjithe anet se pastaj nuk do gjeshe vrime milingone ku te futesh.

Shto koment

Denonco