VIDEO/ Berisha, Ramës: O peshku i madh, bëhu gati për birucë se ....

VIDEO/ Berisha, Ramës: O peshku i madh, bëhu gati për birucë se ....

13:26, 30/11/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke debatuar me kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend, i theksoi se rrethi po i ngushtohej dhe se do të shkonte në birucë për krimin monstruoz që i kishte bërë vendit. Po ashtu, Berisha ka zbardhur me detaje të vërtetën e takimit që kishte pasur me Ramën në 10 janar 1991, duke hedhur poshtë versionin e rrëfyer nga Rama. "Memoria ime, është memoria ime..." nënvizoi me qëllim ish-kryeministri, duke cituar atë bashkëbisedim.  

"T’i përgjigjesh një njeriu, - tha Berisha, -  që në çdo fjalë që nxjerr është gënjeshtër, nuk është racionale. Po të them tre gjëra: po të ngushtohet rrethi dhe po ecën drejt vendit, atje ku e ke, në një birucë fare të mirë ku e meriton për gjëmën që i bëre Shqipërisë. Ti je "peshku i madh", ti duhet të mbash përgjegjësinë më të madh për krimin monstruoz që i ke bërë këtij vendi. 

Fole për një miting të datës 10 janar 1991. Memoria ime është memoria ime. Ëhstë e vërtetë që ke ardhur me dy vetë siç përmende, pro çfarë më tha?!

“Unë nuk flas kështu si ti, butë, unë i kam të ashpra”, tha.

“Po çfarë do të thuash ti? – i thashë unë?”

“Unë do të them – tha, - që në çdo shtyllë duhet të varet një komunist. Duhet të varet një anëtar i Komitetit Qëndror.”

“Thuaje , - i thashë. – po mos harro të varësh babën tënd!”

“Do ta them edhe për atë!”

Ia dhashë fjalën. Fol këtu! Kjo ka qënë e vetmja bisedë! Ia dhashë fjalën!

E treta...E dëgjuar vetë o mjekë, o inxhinjerë, o punëtorë, o arsimtarë se çfarë tha: “janë rritur rrogat në 4 vite më shumë se në 8 vite të shkuara!”. Mendoj se çdo koment tjetër para kësja deklarate, do të ishte humbje kohe dhe e tepërt! Mashtrim , mashtrim dhe vetëm mashtrim!”

ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilirian30/11/2017 15:14

Keto 4 vite ka ndryshuar thenia. Kush i ben gropen tjetrit, ai tjetri bie brenda.

Ilir30/11/2017 13:54

Kush i ben gropen tjetrit bie vete.

Shto koment

Denonco