Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akuza e fortë, Monika Kryemadhi flet për 'narko-diplomatë'. Kush janë?

Akuza e fortë, Monika Kryemadhi flet për 'narko-diplomatë'. Kush janë?

14:17, 06/11/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama si "kryeministrin e krimit të organizuar", të cilin nuk mund ta shpëtojnë dot as 'narko-ndërkombëtarët", deklaratë e cila ngre pikëpyetje të shumta mbi atë që po zhvillohet në prapaskenën politike dhe për cilët ka aluduar Kryemadhi.

"Çdo ditë Kryeministri i Krimit të Organizuar po deligjitimon institucionet demokratike dhe po e zhvendos përballjen jashtë institucioneve, atje ku ai s’ka parë gjë akoma, - paralajmëroi Kryemadhi, por duke theksuar se "projekti i tij për Shqipërinë si Narko-Shtet Demokratik është i pashpresë dhe nuk ka Narko-Ndërkombëtar që ta shpëtojë atë, edhe pavarësisht nga lobimet e tij me pagesa marramendëse të një të papërgjegjshmi që kërkon të marrë peng të ardhmen e një kombi të tërë."

FJALA E KRYEMADHIT

Në këtë dalje publike, dua të falenderoj të gjithë delegatët e Konventës Kombëtare, si dhe të gjithë anëtarët e simpatizantët e LSI-së.  Dua të rikonfirmoj edhe njëherë mbështetjen që konventa i dha grupit parlamentar dhe kryesisë së LSI-së, në luftën pa kompromis kundër bandave dhe krimit të organizuar, kundër oligarkëve të kazanit të rilindjes me super konçensionet e tyre kriminale. Kundër atij segmenti drejtues të policisë, të vendosur nën thundrën e Rilindjes, që Edi Rama u bëri thirrje hapur për të hedhur kapelet e të mblidhnin vota për Rilindjen. Miliardave të plantacioneve të kanabisit e drogave të tjera që u hodhën pafund për blerje votash, por edhe në blerjen e bojkotit të atyre votuesve që ishin Anti-Rilindje.  Çmontimi i këtyre katër shtyllave është misioni ynë dhe shpëtimi i demokracisë e shtetit ligjor! Nuk do të lejojmë realizimin e projektit të vërtetë të Rilindjes, për një Shqipëri narko-shtet demokratik. Edi Rama nuk është zgjidhja e problemit, por ai është vetë burimi i problemit e peng i krimit të organizuar. Ishte Edi Rama që futi në Parlament dhe në zgjedhjet bashkiake persona dhe individë  me precedent penal e me të kaluar kriminale. Ishte ai që mbronte kriminalizimin e politikës shqiptare e pengonte dekriminalizimin e saj.

Çdo ditë Kryeministri i Krimit të Organizuar po deligjitimon institucionet demokratike dhe po e zhvendos përballjen jashtë institucioneve, atje ku ai s’ka parë gjë akoma. Projekti i tij për Shqipërinë si Narko-Shtet Demokratik është i pashpresë dhe nuk ka Narko-Ndërkombëtar që ta shpëtojë atë, edhe pavarësisht nga lobimet e tij me pagesa marramendëse të një të papërgjegjshmi që kërkon të marrë peng të ardhmen e një kombi të tërë. Vullneti politik i LSI-së është vullneti i qindra mijëra njerëzve të thjeshtë që refuzojnë qeverinë e drogës dhe të krimit.  Që refuzojnë të qeverisen nga një kryeministër, telekomandën e të cilit e ka në dorë krimi i organizuar. Refuzojnë të qeverisen nga një kryeministër që ka vetëm një objektiv, të burgosë të varfër, të madh e të vogël, të cilët nuk kanë mundësi të kapërdijnë kafshatën e mjerimit, e jo më të paguajnë faturat e energjisë, apo të ujit të pijshëm. Ky njeri kërkon të qeverisi vendin me kriminelët dhe ortakët e tij. Reforma në Drejtësi tashmë ka rënë. Të gjithë e pamë dhe e dëgjuam dje një Kryeministër që kërkon të bëjë: policin, hetuesin, prokurorin e gjykatësin.  Ky kryeministër që mishëron regresin, të keqen, negativen, i dhanë përgjigjen mijëra anëtarë të LSI në Konventë. S’ka më asnjë kohë për të humbur. Rama po i hap përditë plagë të thella Shqipërisë dhe familjes shqiptare. Rezoluta e Konventës së LSI-së është pikërisht ajo që Shqiptarët na kanë kërkuar.  Kjo vetëdije politike po forcohet orë pas ore dhe ditë pas dite, duke u kthyer në vullnet popullor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Latif06/11/2017 18:46

Sa seksi qe je

Tila Gjoka06/11/2017 16:17

Po me bezdis shume fakti qe flitet pa fund dhe akuzohet pa fund pa baza dhe pa pergjegjshmeri se si pasqyrohet apo percillet kjo neper media apo tek nderkombetaret. E urrej opoziten shqiptare qe pervec faktit qe kundershton qeverine duket qe eshte dhe kunder shtetit dhe bem cmos te na degjenerojne ne kete fare feje para nderkombetareve. Dhe eshte shume ironike e gjithe kjo, pasi te gjithe organizmat e jashte po perpiqen realisht ne ta japin mbeshtetje dhe mjetet e nevojshme per te luftuar krimin dhe paligjshmerite, nderkohe qe NE vete, per faj te disa figurave te urryera te politikes, shemtojme figuren e vendit.

klea halili06/11/2017 16:16

Eshte turp per nje femer qe del aty para medjave dhe shpif,po ca shembulli percjell ti moj zonje??? Na vjen neveri gtju degjojme.

Doktori06/11/2017 16:09

Spak duhet ta filloje punen me eksponentet e Leshh

Arjam homo06/11/2017 16:09

Se kuptoj pse nxitohesh pasi te them te presesh dhe do eshikojm se si do arrestohen gomeret e partis tende te ndritur .

Dardan06/11/2017 16:03

Kulmi i kulmit, te dale me deklarata edhe kokemadhja e LSI! RRasini brenda si parti se jane si semundje, si epidemi, si murtaje! Me cfare paresh e beri vilen ne Gji te Lalzit??? Me cfare e bleu seline??? Me kontribute anetaresh`? Apo me komisione hajduterie?????

Arber Doci06/11/2017 16:03

Po ju gjithmone keto fjale do thoni...Pse nuk flisnit keshtu kur ishit ne pushtet apo tani ju ka kapluar frika e reformes..Me mire beni kujdes se do perfundoni pas hekurave.

Nesti06/11/2017 16:02

Boll me pallavrat e LSI dhe MOnikes! Ky eshte vetem nje KLAN i ndyre shushunjash qe mbahen vetem duke vjedhur e duke rrjepur komisione nga te gjitha anet!!!

Daku06/11/2017 15:59

SPAK duhet te filloje urgjent me shperdorimet e LesheLise, duke filluar nga presidenti, Kryemadhja, Petro Megafarma e te gjithe eksponentet e tjere!!! Dhe kjo duhet bere ne forme kapilare, jo vetem si shembull, por per me teper, si nje shprehje e vullnetit te qeverise dhe te nderkombetareve qe e kane seriozisht ate qe thone!

Miri06/11/2017 15:47

Deri dje po ju pelqente narkotrafiku apo mos ndoshta e kishit dhe ju ndonje perfitim meqe tani fillove te bilbilosesh ti.apo kur t vjen fundi nuk di me ct nxjerresh ti e shpif si femer e rendomte

Megi Saka06/11/2017 15:45

Sa keq qe nuk tu be ty burri kryeminister se do ti hante ai pasojat e narkotrafikut pastaj. Po ik moj femer pa karakter se le nam nuk po di me cte flasesh

Sonja06/11/2017 15:28

E dashur Monika. Te gjitha keto qe thoni ne i dinim dhe vazhdojme ti dim. Ju tani pas lenies se qeverisjes po i merrni vesh. Shyqyr.... e rendesishme se cfare do beni, kush eshte zgjidhja? Deri tani e gjithe opozita po hesht, (dhe nderkombetaret sigurisht heshtin) mos valle paraja ka arritur dhe tek ju ? Behet fjale per shuma maramendese miljona euro, ato te tundojn......mjere ky popull, qe pret si bagetija bariun e radhes... Monika, tek ju, tek PD-ja dhe gjithe opozitaret (dhe presidenti me shume akoma) i ka shpresat ky vende qe te mos gremiset. mos e lini, eshte momenti.

Shto koment

Denonco