Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

Dorëheqja e Ajazit, reagon Basha: Presion politik, gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit

Dorëheqja e Ajazit, reagon Basha: Presion politik, gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit

13:41, 30/10/2017
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazit, pasojë e presionit politik.

I pyetur nga mediat sot lidhur me këtë çështje, Basha tha se nuk kishte informacione konkrete, por se "edhe unë kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve." 

"Natyrisht që nuk kam informacione konkrete, - tha ai, - por një gjë është e sigurtë, që një SHISH që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës është halë në sytë e pushtetit dhe Edi Ramës. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politiik. Mendoj se po bëhet gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit. Por bota nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një shtet të dështuar, të zotëruar nga bandat. Kjo çështje nuk do të mbyllet por do të hapet në ditët në vijim," garantoi sërish kreu i opozitës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco