VIDEO/ LSI, Rama: Të mërkurën votojmë pro arrestimit të Tahirit, jemi me bojkotin e komisioneve

VIDEO/ LSI, Rama: Të mërkurën votojmë pro arrestimit të Tahirit, jemi me bojkotin e komisioneve

14:24, 23/10/2017
A+ Aa A-

LSI ka deklaruar sot votën e saj pro arrestimit dhe heqjes së imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe po ashtu, edhe mbështetjen ndaj qëndrimit të PD-së e opozitës në tërësi për të bojkotuar komisionet parlamentare.

Deklarata u bë nga Luan Rama, nënkryetari i LSI-së, në një konferencë për mediat, ku veçoi faktin se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një individ, por me një grup të strukturuar kriminal që ka shtrirë tentakulat në qevri.  

"Ne do të votojmë pro kërkesës së Prokurorisë, - tha Rama, - për t'i çelulr rrugën çdo veprimi që i shërben çështjes ndaj të cilës ka fillur procedimi penal dhe zbardhjes së vërtetës për veprimtrinë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Nuk jemi para një individi, por përballë veprimit të organizuar të një grupi të strukturuar kriminal që gjen tentakulat e veta dhe në përbërje të qeverisë. Kjo është arsyeja e sulmeve politike dhe të artikuluara direkt sot nga kreu i PS dhe kryeministri.

Ndaj grupi i LSI, jo vetëm distancohet por e dënon qartë dhe prerë sulmin politik mbi organet e drejtësisë për ta devijuar tehun e ligjit dhe fokusin e drejtësisë nga goditja e veprimtarisë kriminale - tek qëndrimet tërësisht të kompromentuara të forcës kryesore në qeveri që ka zgjedhur që në sfidën mes shtetit dhe grupeve kriminale të marrë anën e krimit, që ka zgjedhur që në përballjen mes të vërtetës dhe grupeve të trafikut të drogës të mbrojë trafikantët e drogës

Kjo është e qartë në sy të të gjithë shqiptarëve vetëm pritet që senca e së mërkurës të dëshmojë kush është pro reformës.

Nga ana tjetër, LSI i inkurajon organet e drejtësisë të mos sugjestionohen dhe stepen përballë sulmeve politike që do të shtohen më tej se i vetmi mjet që i ka mbetur krimit të organizur është kopertuara politike e qeverisë.

LSI u njoh dhe me përmbajtjen e raportit në emër të opozitës dhe e miraton plotësisht, raportit që miraton, mbështet dhe aprovon kërkesën e organit të akuzës në përputhje me normat e procedurës penale ndaj kësaj organizate të strukturur të trafikut.

Grupi i LSI mbështet edhe qëndrimin e opozitës për të bojkotuar praninë në komisionet parlamentare - me përjashtim të një mbledhje shumë sensitive të komisionit të shëndetësisë, ku kryeatri i komisionit Petrit Vasili do të marrë pjesë."

ar.sh/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco