Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

‘Dosja Habilaj’, Xhafa e mbyll gojën: Nuk mund të flas, por ...

‘Dosja Habilaj’, Xhafa e mbyll gojën: Nuk mund të flas, por ...

10:55, 18/10/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka mbyllur gojën dhe nuk ka thënë asnjë gjë në lidhje me ‘Dosjen Habilaj’ dhe implikimin e paraardhësit të tij në trafik droge duke folur për gazetarët pas një takimi për trafikun e njerëzve.

I pyetur prej tyre, Xhafaj është shprehur se është ky një hetim i bërë nga autoritetet italiane dhe nuk mund të flasë ai, sepse kjo çështje i takon drejtësisë: "Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane, - theksoi Xhafaj, - dhe nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kanë qejf të flasin pafund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri."

I pyetur nëse kjo çështje ka të bëjë me kanabizimin e vendit, ministri iu përgjigj: "Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë. Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë. Prisni, duroni dhe do shikoni!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

eleni sulce 18/10/2017 13:02

normle qe duhet te presim cfare do ndodhe.drejetesia do te vihet dhe duket qe po behet nje perpjekje mjaft e madhe per kete gje.

Jonian joni18/10/2017 12:58

Po s'eshte ai prokurore qe duhet te thote c'po ndodhe me ceshtjen. Nuk duhet te prononcohen njerzit qe nuk e kane ne kompertenc dica.

Geron Locaj18/10/2017 12:52

Situat ku ndohemi eshte akumouluar per kaq shume vite dhe nuk mund te zhbehet per 1 apo 2 dit, Secila gje do kohen e saj dhe me angazhimin e duhur arrihen gjerat e mira

Anita Zeqiri18/10/2017 12:47

Cfare nuk behet sot ne kete vend vetem per te nxjerre nje lajm.Ne fjale te thote dikush me vrap te gjithe te interpretojne si te duan vete.Avash njehere kuptojeni dhe ju cfare po ndodh pastaj shkruani.

Ilir Hysi18/10/2017 12:45

Po prisni o njerez ska njeri shkopin magjik esht e pamundur qe gjithe keto procedura te mbyllen brenda nates, fjalen e keqe e keni ne maj te gjuhes prisni....

Kevi Memia18/10/2017 11:40

Krimi i organizuar fatkeqesish po mundohet te pwrhapet por kam pershtypjen qe deri ketu mund te arrij pasi institucionet shqiptare te drejtesis por dhe policia po mundohet te bashkepunoj maksumalisht me nderkombetaret ne rrugen e dekriminalizimit duke sulmuar nje here e mire rrjeti kriminal te krijuar

Shto koment

Denonco