Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Biznes në sektorin e doganave/ ‘PLUG’ denoncoi Monika Dushkun e Doganave, e lidhur me Ballukun

22:47, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ 'Plug' në Syri Tv, 26 nëntor 2025 

Këtu pjesa e shtatë: PLUG denoncoi Park fotovoltatik për vartësin e Ballukut, Maksim Ethemaj, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil

Pjesa e tetë

Gjatë investigimeve të ‘Plug’, arriti të zbulojë sesi vartës apo lidhje të Belinda Ballukut, jepnin urdhëra për të bllokuar emisionin ‘Plug’ në rrjetet sociale. Një prej tyre ishte dhe Monika Dushku, zëvendësdrejtoreshë e Doganave, vajza e së cilës punonte me Belinda Ballukun, ndërsa vajza tjetër hapi një agjenci doganore, që pati sukses të çuditshëm, pikërisht pasi ushtronte aktivitet në fushën që mbulonte pikërisht Monika Dushku.

Teksa ‘Plug’ denonconte aferat e drejtorëve të Belinda Ballukut, gjatë emisionit për Maksim Ethemaj, dhe kompaninë 4 AM, mori të dhëna se një zyrtare e doganave, kishte kërkuar që të bënin report emisionin plug në rrjetet sociale.

Kjo do të shërbente për stafin e ‘Plug’ si një indicie për të kuptuar kush është ky personazh që urdhëron punonjës të Doganave për të bërë këtë shërbim kundër fjalës së lirë dhe medias, për sa kohë nuk është as detyrë funksiole, e zyrtarëve që urdhëroheshin. Nga verifikimet, rezultoi se Monika Dushku që u kërkon zyrtarëve të doganave të raportojnë dhe sulmojnë publikisht median që denoncon lidhjet korruptive, nuk është as më pak e as më shumë por numri 2, i Doganave Shqiptare.

Monika Dushku, sipas CV-së së publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, mban detyrën e Zv. Drejtorit të Përgjithshëm që nga viti 2019. Ky post është kyç pasi ajo ka mundësi të përzgjedhë të gjitha burimet njerëzore të Doganave, ose siç quhen, “doganierët”, që sot i urdhëron me mesazhe për të kryer edhe punë të tjera, për ndiesitë apo raportet e errëta, pa lidhje me detyrën për të cilën merr pagën nga taksapaguesit shqiptarë.

Por historia e Monikës duket se nuk ka vetëm një lidhje me administratën, apo të shërbyerit në këtë funksion prej aftësisë së saj. Ajo ka një lidhje të fortë me Partinë Socialiste dhe rezulton të jetë tezja e Olta Xhaçkës, deputetes socialiste të preferuar nga Edi Rama, për mandatin e të cilës sfidoi kompetencat e parlamentit e madje krijoi një përplasje të rëndë kushtetuese, duke asgjesuar edhe kompetencat e saj.

Madje fuqia e Olta Xhaçkës në vendimarrjen e qeverisë dhe Edi Ramës, u faktua edhe më marrjen e statusit të investitorit strategjik, nga bashkëshorti i saj Artan Gaçi. Kjo lidhje u dëshmua aq e frotë, saqë edhe kur drejtësia gjeti zhvatje toke publike e falsifikime, burgosi çdo zyrtar periferik, por asnjëherë nuk veproi mbi pronën e ish-Ministres së Jashmte, bashkëshorti I së cilës ishte përfituesi fundor nga ky krim.

Lidhja familjare me Olta Xhaçkën, duket se është vetëm një nga linjat e sigurisë së saj politike. Monika Dushku ka lidhje edhe më të forta me pushtetin përmes vajzës së saj, Sindi Dushku. Sindi, një emër krejtësisht i panjohur për publikun, ka nisur karrierën si Këshilltare e Ministres Belinda Balluku dhe më pas, në vitin 2021, është emëruar Drejtoreshë Kabineti.

Kjo lidhje e ngushtë me administratën publike dhe pushtetin ka ngritur shqetësime, pasi duket se të gjithë anëtarët e familjes Dushku janë të pozicionuar në detyra të rëndësishme, duke u përfshirë në administratën shtetërore dhe biznese. E në këto kushte, duket se mamaja bëhet shumë e ndjeshme, kur emisioni ‘Plug’ u tregon qytetarëve fakte dhe afera ku rezulton e përfshirë shefja e vajzës së saj. Madje lidhjet janë aq të forta, saqë vajza e Moniak Dushkut është fotografuar me Belinda Ballukun teksa kjo e fundit bënte shoping në Athinë me Arbër Avramin, djalin e Vladimir Avramit.

Në fakt, Monika Dushku nuk është vetëm një zyrtare e lartë e Doganave, por ka një tjetër lidhje shumë interesante. Vajza e saj, Jona Dushku, është një emër që ka tërhequr vëmendjen. Pas përfundimit të studimeve, Jona dhe partneri i saj, Andi Muhametaj, të dy vetëm 25 vjeçarë, themelojnë kompaninë Star Spedition në janar të vitit 2015, një kompani që operon në fushën e agjencive doganore dhe transportit të mallrave. Andi Muhametaj do të zotërojë 90% dhe Jona Dushku 10% të aksioneve.

Dhe këtu fillon të shihet një lidhje e ngushtë me administratën doganore. Një agjenci e sapo krijuar, nga dy të rinj pa asnjë eksperiencë në këtë sektor, në një kohë rekord, hapin 5 degë të agjencisë në disa nga pikat doganore më të rëndësishme të Shqipërisë, si Shkodra, Vora, Durrësi, Vlora dhe Rinas.

Në vitin 2019, Monika Dushku emërohet Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, ndërkohë që e bija, Jona, ishte aksionere e një agjencie doganore që operonte në gjashtë doganat kryesore të vendit. Për më tepër, për vitin 2021, Star Spedition raportoi një faturim prej 220,000 euro, një shifër kjo që nuk kishte asnjë logjike ekonomike që Jona Dushku të dhuronte aksionet e saj aq fitimprurëse. Për vitin 2022 kompania faturon rreth 200.000 euro, e këtë vit shtohet dhe një tjetër furnitor i lidhur me ministrinë e Belinda Ballukut.

Klient i kompanisë së vajzës së Monika Dukhkut, do të bëhej ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY, me aksioner Autoritetin Portual Durrës, kompani e cila është aksonere e projektit Durrës Marina të Alabar.

Se çarë shërbimi ka blerë Agjencia Doganore te kjo kompani do duhet ta zbulojnë hetimet. ndërsa për vitin 2023 kompania Star Spedition faturon 170.000 euro. Nga të dhënat e Plug, rezultoi se kompanitë e vajzës së zëvendësdrejtores së doganave, Monika Dushku, nuk kishin plotësuar një seri kriteresh për funksionimin e tyre, ndërsa ushtrimi I aktivitietit dyshohet se ishte në konflikt interesi me detyrën e Monika Dushkut.

‘Plug’ ka denoncuar edhe aferën e rrugës Korçë-Ersekë, e cila në shkurt të vitit 2024 u shemb, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve. Kjo rrugë u kushtoi shqiptarëve plot 88 milionë euro, ndërsa sot afera është duke u hetuar nga SPAK, gjithashtu për akuzën e shkeljes së barazisë në Tendera. Por teksa SPAK vijon hetimet, 'Plug' së shpejti do të publikojë një tjetër investigim ku fakton jo vetëm shkeljet e projektit të rrugës Korçë-Ersekë, por edhe falsifikimin e vetë projektit, që çoi në fryrjen e kostove me dyfishin e buxhetit fillestar dhe mbi të gjitha, ndërtimin e një rruge pa cilësi dhe të rrezikshjme për qytetarët.

Janë mbi 633 milionë euro, tendera rrugësh, energjie, parqesh fotovoltaike dhe jo vetëm, që janë denoncuar nga emisioni 'Plug' gjatë dy viteve të fundit. Me kaq para sa janë shpenzuar, rrugët do të duhet të ishin ndërtuar me flori, por jo vetëm që nuk janë të tilla, por dita ditës po shemben, duke nxjerr në pah korrupsionin galopant.

Teksa Shqipëria mbytet nga reshjet e shiut, KESH, që tashmë drejtorin e ka me masë arresti për tenderat e Ballukut, shpenzon qindra milionë euro për blerjen e energjisë elektrike, të cilët ‘Plug’ do vijojë ti denocojë në vijim. Këto janë vetëm aferat që ‘Plug’ ka denoncuar në pak kohë, investigime që kanë nxjerrë një faturë prej 633 milionë eurosh, nga ministrja Balluku dhe vartësit e saj. Topi është në anën e SPAK, që të vërtetojë jo vetëm ku kanë shkuar paratë, por njëkohësisht, të japë edhe një përgjigje për qytetarët, se nëse në aferat që përbëjnë 60% të buxhetit të shtetit, Belinda Balluku ka qenë e vetme, apo pjesë e tyre është dhe ai, Edi Rama, kryeministri i vendit….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco