Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Be

PLUG/ E pandehura Balluku 'luftë' me Edi Ramën kundër SPAK/ Shtatë orë ngujim pas masave të sigurisë

21:37, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ 'PLUG' në Syri Tv, 26 nëntor 2025 

Pjesa e parë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzuar për të paktën dy afera korruptive; Tunelin e Llogarasë që përllogaritet në mbi 200 milionë euro dhe për tenderin e Unazës së Madhe të Tiranës, loti 4. Belinda Balluku del në përgjime, duke diktuar çdo hap të tenderave në fjalë, e madje, në komunikime me vartësit e saj, implikon edhe kryeministrin Edi Rama, duke etiketuar me nofka ofenduese.

Në vend të dorëheqjes për tu përballur me drejtësinë pa pushtet, Belinda Balluku bëri të kundërtën. Nga seanca parlamentari si njeriu i dytë me më shumë pushtet në Shqipëri, kërcënoi prokurorët e SPAK, e madje i cilësoi akuzat për korrupsionin, si hakmarrje për shkak të punëve të mira që kishte bërë.

Pas refuzimit për të dhënë dorëheqjen, SPAK ndërmori një tjetër hap, duke kërkuar masë sigurie “pezullim nga detyra” për shkak të rrezikut të prishjes së provave dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për shkak të rrezikut të arratisjes.

Sërish Belinda Balluku zgjodhi të mos dorëzohej, por të çonte luftën e saj në një tjetër nivel. Fill pas masave, Balluku u shfaq në kryeministri, ku për 7 orë mësohet se ka zhvilluar një takim të tensionuar me kryeministrin Edi Rama, nga ku mësohet se nuk kanë munguar as kërcënimet ndaj kryeministrit në rast shkarkimi.

Duket se strategjia e presioneve dhe kërcënimit ndaj Edi Ramës, i funksionoi Belinda Ballukut, pasi në vend të shkarkimit, Rama mori përsipër të mbajë edhe koston politike, e madje edhe ligjore, duke marrë në mbrojtje bashkëpunëtoren e tij më të afërt, e madje krah përfaqësuesve të Bashkimit Europian, lëshoi sinjalet ndaj SPAK, dhe se do të angazhonte të gjithë ekzekutivin për të mbrojtur Ballukun në betejën e saj ligjore.

Si për asnjë nga bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm që përfunduan në qeli, kryeministri Edi Rama, nuk nguroi që të kërcënonte prokurorët e SPAK dhe gjykatësin e çështjes deri edhe me vdekje, të drejtësisë, apo rënie të Kushtetutës e demokracisë, nëse ata nuk reflektonin e tërhiqen.

Rol apo mbrojtje, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama dhe beteje juridike ka tërhequr të gjithë vëmendjen në këtë çështje, duke lënë mënjanë thelbin e debatit, korrupsionin, abuzimin e Belinda Ballukut, e normat e demokracive perëndimore, ku zyrtarët e lartë në vend të kacavjerrjes pas procedurave juridike, japin dorëheqjen për tu përballur me drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco