Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

33 milionë euro tendera, leje ndërtimi për hotel dhe panele diellore/ PLUG denocoi '5B' e Ceno Klosit dhe Spartak Kovaçit

22:11, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ 'Plug' në Syri Tv, 26 nëntor 2025 

Këtu pjesa e tretë: Tigrat e energjisë në Vlorë/ ‘PLUG’ denoncoi aferën 120 milionë euro të Ballukut, Ramës dhe Yuri Kim

Pjesa e katërt

Jo vetëm Belinda, por edhe bashkëpunëtorët e saj të afërt, janë përfshirë në afera korruptive. Një prej tyre, është deputeti aktual i qarkut të Fierit, Ceno Klosi. Ky i fundit, është pasuruar gjatë viteve të fundit, duke mbajtur poste të rëndësishme si Drejtor Tatimesh apo zëvendës ministrër i Infrastrukturës.

Pak ditë më parë, ‘Plug’ publikoi të dhëna sesi Ceno Klosi, nëpërmjet prestanomeve, gjatë kohës që ishte zëvendës ministër i Energjisë, ka përfituar një leje ndërtimi për park fotovoltaik në Fier.

Sezonin e kaluar, ’Plug’ publikoi të dhëna sesi Ceno Klosi dhe Kushëriri i tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i ujësjellësit të Durrësit, kanë përfituar nëpërmjet kompanive të familjarëve të tyre mbi 33 milion euro tendera publik dhe një leje ndërtimi për hotel në Durrës. Në  vijim do t`ju tregojmë një përmbledhje të aferave të Ceno Klosit dhe Spartak Kovaçit, që tashmë ndodhen në SPAK.

Më 19 mars të po këtij viti, emisioni ‘Plug’ në Syri Televizion publikoi një tjetër skemë të dyshuar korruptive të drejtorëve dhe njerëzve të afërt të Ministres së Energjisë, Belinda Balluku. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e Tatimeve, dhe deputetin aktual të Partisë Socialiste Ceno Klosi dhe kushëririn e tij, Spartak Kovaçi, i cili mbante postin e drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit.

Në investigimin e ‘Plug’, rezulton se dy njerëzit e afërt të Belinda Ballukut, përllogariten të kenë marrë të paktën 32 milionë euro tendera, prona publike, leje ndërtimi madje dhe me firmën e vetë kryeministrit Edi Rama.

Ceno Klosi, gjatë kohës që ka pasur detyra të larta shtetërore, duket se është kujdesur që në poste të rëndësishme të OSHEE-së apo Fondin Shqiptar të Zhvillimit, të kryejë një seri punësimesh nepotike të familjarëve të tij. Pas punësimit në detyra shtetërore, të familjarët e Ceno Klosit, si dhe vëllai i këtij të fundit, Genti Klosi, nisën të themelojnë edhe kompani private, si FIPROP apo T.O.V. vëllai i Ceno Klosit, Genti Klosi, në një kohë të shkurtër do të zhvillojë bizneset e tij në fushën e bareve dhe restoranteve, me të ardhura rekord.

Genti Klosi do të hyjë në marrëdhënie biznesi edhe me Petrit Kovaçin, babain e Spartak Kovaçit, drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit. Klosi dhe Kovaçi, në një kohë të shkurtër në kompaninë Adriatik Union, nisin të zotërojnë prona me vlera qindra mijëra euro, ndërsa në vitin 2023, Edi Rama u miraton edhe një leje ndërtimi për hotel në Durrës, ku dyshimet janë se ky hotel është ndërtuar edhe mbi një pronë shtet.

Spartak Kovaçi, babai i drejtorit të Ujësjellësit të Durrësit, Adriatik Kovaçi, është pronar edhe i kompanisë Adriatik SHPK. Me këtë kompani, Kovaçi ka përfituar 32 milionë euro tendera publik.

Kompania Adriatik SHPK, ka përfituar tendera nga Bashkia e Durrësit, dhe ndërmarrje të tjera publike. Gjithshtu, vetë Spartak Kovaçi ka firmsur tendera për kompaninë e babait të tij, ndërkohë që më herët nga kjo kompani drejtori i Ujësjellësit të Durrësit ka marrë si dhurat 100 mijë euro divident nga babai.

Jo vetëm tenderat e drejtpërdrejtë, por kompania Adriatik SHPK, ka qenë nënkontraktore kryesore e kompanive të tjera, të cilat kanë marrë tendera nga ujësjellësi i Durrësit. Një rast i tillë është ai i ndërtimit të hidrovorit të Durrësit, i cili nuk është vënë ende në punë, e për këtë shkak Durrësi është përmbytur disa herë.

Adriatik SHPK, e drejtorit të Belinda Ballukut në Ujësjellësin e Durrësit ka pasur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe me 5D-n e drejtorëve të Erion Veliajt, ku së bashku kanë marrë tendera në dy bashkitë përkatëse, Durrës e Tiranë apo dhe kanë qenë zbatuese të përbashkëta të këtyre projekteve.

Spartak Kovaçi dyshohet se është pronar faktik edhe i kompanisë Eril B&B, e cila ka marrë 820 mijë euro pagesa nga thesari i shtetit për tendera publik. Kjo kompani është themeluar nga dy punonjës të kompanisë Adriatik SHPK, ndërsa një numër i madh punonjësish figurojnë të regjistruar në të dyja kompanitë. Eril B&B, dyshohet se është është krijuara enkas për fshehje gjurmësh apo kryerje transaksionesh për efekte justifikuese të projekteve.

Emisioni investigative ‘Plug’ publikoi të dhëna të reja, të mërkurën e kaluar më 19 nëntor 2025, që lidhin deputetin e Partisë Socialiste, Ceno Klosi me hije dyshimi për korrupsion dhe përfitime të paligjshme. Të dhënat e publikuara nga ‘Plug’, ngrenë hije të forta dyshimi, se Ceno Klosi nëpërmjet kompanive të regjistruara në emër të të afërmeve të tij, ka përfituar licensa për ndërtim parqesh fotovoltatike në zonën e Semanit në Fier. Kompania e përdorur për marrjen e licensës për ndërtimin e një parku fotovolatik me kapacitet 2 Megavatorë, është ORHER shpk. Lejen e ndërtimit për këtë kompani e ka miratuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e datës 4 prill 2024.

Kompania ORHER u themelua në nëntor të vitit 2020, me aksioner shtetasit Mirel Mjekra dhe Sara Korreshi. Mirel Mjekra është nipi i ish deputetit socialist Sadri Abazi, dhe rezulton gjithashtu i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë Sara Korreshi, rezulton të ketë qënë e punësuar pranë OJF CO-PLAN e më pas punon pranë biznesit familjar të regjistruar si person fizik në emër të babait të saj, Besnik Korreshi. Në mars të vitit 2022 Sara Korreshi largohet si aksionere duke i dhuruar aksionet shtetasit Mirel Mjekra, ndërsa ky i fundit të gjitha aksionet, në fund po të njëjtit vit ja dhuron kompanisë Sean SHPK.

Kompania SEAN shpk, u themelua në qershor 2021 nga shtetasit Taulant Hoxha, familjarët e të cilit punonin në Ujësjellësin e Durrësit, i drejtuar në atë kohë nga Spartak Kovaçi, kushëriri i Ceno Klosit.

Në tetor të vitit 2022 pak ditë përpara se të blente aksionet e kompanis ORHER, Taulant Hoxha shet aksionet te shtetasja Aulona Gaxhenji për vlerën 100 mijë lekë, edhe pse kishte fitime mbi 30.000 euro të akumuluara. Fill pas kësaj shitjeje, në këtë kompani u emërua administratore Maria Mino, menaxherja e lokalit të vëllait të Cenos. Ajo që bie në sy është edhe fakti se ortake dhe pronare e kompanisë rezulton shtetasja Aulona Gaxhenji, por firma e saj nuk gjendet në asnjë rast pasi të gjitha vendimet i merr Maria Mino, menaxherja e familjes Klosi.

Në shkurt të vitit 2024, pak para marrjes së lejes për Park Fotovoltaik, emri i Aulona Gaxhenjit largohet nga kompania, me anë të një transaksioni 15 milionë lekë, për aksionet e shitura tek kompania Finvest shpk, e themeluar nga Julian Dhima, që rezulton një emigrant në Itali.

Bashkëshortja e Julian Dhimës, Ermelinda Balla Dhima, rezulton se është një fanse fantatike e Ceno Klosit në rrjetet sociale.

Pra e thënë më përmbledhur, nëse Aulona Gaxhenji gjatë dy viteve që kishte në pronësi kompaninë gjeneroi mbi 900 mije euro fitim, që mund ti tërhiqte në çdo kohë - por ajo, jo vetëm që nuk tërhoqi dividentin 900 mije euro, por e shiti kompaninë për vetëm 16 milionë lekë tek Julian Dhima, i cili u bë përfituesi i dividentit të mbledhur gjatë viteve dhe aksioneri i parë që kreu tërheqjen. Por jo vetëm lëvizje mes aksionerëve dhe asdiministratorëve, personazhe dhe kompani të tjera futen në zinxhir me skemë borxhi midis kompanive dhe emrave të përfshirë në këtë skemë.

Ndërsa gjurmët e transaksioneve dhe parave janë aty, një gjë është e qartë, skema nisi të lëvizte pasi Edi Rama më 29 maj 2023 i firmosi lejen e zhvillimit për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik, dhe u finalizuan vetëm pak ditë, pasi sërish me firmë të Edi Ramës, u miratua edhe leja e ndërtimit, ndërsa emri që lidh të gjithë këtë skemë është ai i Ceno Klosit, deputetit të PS, një nga njerëzit më të afërt të Belinda Ballukut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco