Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Rama ‘shtrëngon’ strategjiken Xhaçka dhe le në mëshirë të fatit lali Erin

Rama ‘shtrëngon’ strategjiken Xhaçka dhe le në mëshirë të fatit lali Erin

Nga Hysni Gurra - 12/04/2024

Që pas shpërthimit të skandalit më të madh korruptiv që ka ndodhur ndonjëherë në një bashki, siç ishte dosja “5D”, drejtorët e Erion Veliajt, dhe shpërtheu zemërimi i qytetarëve të Tiranës ndaj Veliajt, Edi Rama u mjaftua me vetëm një shpërndarje të monologut që Veliaj lexoi nga strofulla e bashkisë.

Gjatë daljes së parë publike pas skandalit të aferës kriminale “5D”, Veliaj i çoi mesazhe kërcënimi shefit të tij, kur e barazoi veten gjithë kohën me të dhe hoqi paralele të tipit, siç ka Rama ministra e ish-zëvendësa të tij të korruptuar, janë edhe drejtorët e mi.

Rama bëri sikur u frikësua nga kërcënimet e Veliajt dhe zgjodhi të përdorë një strategji tjetër sulmi ndaj tij, atë të heqjes së mbrojtjes politike.

Siç dihet në partinë e rilindjes komunikimi publik funksionon si regjiment ushtarak dhe kontrollohet në mënyrë kapilare. Asnjë pjesëtar i organizatës nuk flet dot pa lejen e Ramës. 

Ajo që bie në sy është heshtja e organizatës për aferën korruptive në strofullën e Veliajt. Asnjë drejtues politik, deputet apo ministër nuk ka dalë ende që t’i bëjë mbrojtjen kandidatit për zëvendës të Ramës.

Kjo nuk vjen për faktin se brenda kampit të rilindjes Erion Veliaj është një figurë e urryer dhe ata po fërkojnë duart, por kjo vjen si një urdhër i shefit të madh, për aq kohë sa as Fatmir Xhafaj nuk ka guxuar të mbrojë mikun e tij që e bëri deputet në Tiranë.

E kundërta ka ndodhur me Olta Xhaçkën. Ministresha strategjike e Edi Ramës është mbrojtur nga e gjithë oganizata rilindase. Përveçse Rama mban në sirtarët e Kuvendit mandatin e saj prej një viti, ai vendosi që edhe t’i vejë gjithë anëtarët e organizatës, të gjithë deputetët e rilindjes e mbrojtën në Kuvend, ne shërbim të mbrojtjes së Oltës, me verb dhe me votë.

Sakaq, Lali Eri po rropatet studio me studio televizive, i vetmuar, duke bërë mbrojtjen e vetes dhe nuk e heq nga goja fjalën, organizata, organizata, gjë që duket si thirrje e dëshpëruar për ndihmë nga deputetë e anëtarë të tjerë të organizatës.

Olta u soll e përulur me shefin e organizatës dhe shpëtoi, ashtu siç kanë bërë edhe anëtarë të tjerë më parë. Lalit i hëngri “organi-zata” dhe shefi duket se po ia “kruan” me gjethe fiku duke e lënë në mëshirë të fatit dhe përballë zemërimit të qytetarëve. 

Lali përdor shpesh një fjalë popullore që thotë se, “tahmaja e madhe të le pa gjë”, por me ç’duket përdor fjalë pa ua ditur kuptimin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco