Rasti Muça fakton drejtësinë me regji dhe Spakun vegël të Partisë

Rasti Muça fakton drejtësinë me regji dhe Spakun vegël të Partisë

Nga Sali Berisha - 11/04/2024

Të dashur miq, Taulant Balla politikani më i përfolur për lidhjet e tij me krimin, drogën, vetëm 5 ditë pas emërimit Ministër i Brendshëm, emëroi në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit Ervin Muça, cyber kriminelin e damkosur për hakerimin e tatimeve, kadastrës së shtetit, borderove të administratës shtetërore dhe jo shtetërore etj. Në atë kohë u tha se ky emërim u be me porosi direkt të Edi Ramës.

Vetëm tre ditë pas marrjes së detyrës, Ervin Muça kreu haptas dhe publikisht një nga krimet shtetërore më të rënda në fushën e sigurisë së shtetit shqiptar. Ervin Muça në kundërshtim flagrant me ligjin shkarkoi në USB të dhënat e TIMS me qëllim eksportimin e tyre. Këtë akt të pashembult Muça e kreu kryesisht me persona të kompanive private me qendër në Qipro, mbasi punonjësit përgjegjës për sistemin refuzuan të merrnin pjesë në këtë akt kriminal, ata dhanë dorëheqjen nga detyra dhe denoncuan po atë ditë këtë akt shumë të rëndë të drejtorit të sapo emëruar. Qëllimet më kryesore të këtij mega skandali dhe mega krimi të shëmtuar janë:

1-Eksporti i të dhënave sekrete të TIMS në Moskë dhe Beograd duke iu dhënë kështu mundësi armiqve të Shqipërisë të njihen me të gjitha hyrjet dhe daljet e punonjësve të partnerëve tanë të NATO-s në Shqipëri, identitetin e tyre, numrin e pasaportës, eventualisht targat e tyre, kohën e qendrimit etj.

2- Dorëzim i të dhënave të TIMS kundrejt miliona eurove grupeve dhe organizatave kriminale të lidhura me Ramën dhe Ballën për të patur të dhëna të plota për grupet rivale, vendndodhjen në Shqipëri ose jo të tyre.

3- Të dhënat e TIMS u vodhën për të ndërhyrë në sistem dhe për të zhdukur në TIMS gjurmët, datat, fotografitë e Taulant Ballës, Olsi Ramës në dhjetëra e qindra udhëtime të tyre në shoqërim të bosëve të trafikut të drogës si Edmond Bego, Pëllumb Gjoka, Genti Xhixha, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha etj., etj.

4- Të dhënat e TIMS u vodhën për të fshirë gjurmët e personave misteriozë në qindra udhëtime të ‘Ismailit’ bashkudhëtarë të Ramës dhe siç flitet edhe gjurmët e ngarkesave në baule të mëdha diplomatike të qindra udhëtimeve të tij brendia e të cilave është për t’u hetuar.

Pas zbulimit të këtij superskandali si për të demaskuar veten, reaguan njëri pas tjetrit të tre përgjegjësit kryesor Muça, Balla, Rama.

Me gjithë shqetësimin publik që shprehu përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA për këtë skandal me pasoja serioze për sigurinë e vendit. Muça deklaroi se ka zbatuar vetëm detyrën, Balla deklaroi e mashtroi se nuk ka patur asnjë shartësim apo rrjedhje kurse Rama u shpreh se fajin e ka Saliu dhe se: ‘Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe ska asnjë shqetësim’. Pas këtyre deklaratave çdo gjë u la në harresë, Spak ndonëse kishte të bënte me një krim shumë të rëndë shtetëror në fushën e sigurisë të kryer në bashkëpunim, pra që plotësonte çdo kusht për grup të strukturuar kriminal hap çështje penale kryesisht vetëm me urdhër të Partisë. Por pas krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për të përjashtuar çdo mundësi hetimi për Ramën dhe Ballën u vendos që çështja t’ju dërgohej për kompetencë Prokurorisë së Tiranës apo Prokurorisë Felaj duke dëshmuar kështu se kemi të bëjmë me një farsë të neveritshme gjyqësore që dëshmon plotësisht fytyrën reale të drejtësisë së re dhe kontrollin e plotë të saj nga Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco