Popull shqiptar! Fillojeni këtë protestë duke 'rrëmbyer' Sali Berishën nga shtëpia e tij

Popull shqiptar! Fillojeni këtë protestë duke 'rrëmbyer' Sali Berishën nga shtëpia e tij

Nga Zekri Palushi - 11/04/2024

Nga Dr. Zekri Palushi, Australi

Tashmë, kur të gjitha “pusetat e gjyrizeve” të korrupsionit kriminalo-pushtetorë kanë shpërthyer kudo, nuk besoj se ka mbetur ndonjë shqiptar, që mund të justifikojë erën e qelbur, frymë bllokuese, që këta “puseta” po lëshojnë çdo ditë, e më shumë, në të katër anët e vendit, me një efekt fatal, për të gjithë shqiptarët.

Pra, ju, bashkatdhetarë të nderuar, nëse akoma ndjeheni shqiptarë dhe ruani krenari e respekt për këtë emër të mrekullueshëm që Zoti na e ka falë - atëherë s’ju ka mbetur gjë tjetër në dorë, veçse sot, këtë ditë të enjte, të muajt prill, 2024, të mobilizoheni për ta kthyer në një ditë të shejtë për Shqipërinë, dhe, ashtu siç Zoti, -39 vjet më parë, më 11 prill, 1985, na hoqi qafe diktatorin gjakatar, Enver Hoxhën, edhe ju sot, hiqjauni qafe vetes suaj, familjeve tuaja, atdheut tuaj, kombit tuaj, anti-shqiptarin globalist, të korruptuarin, dhe mega-korruptuesin internacional, pas-ardhësin e Enver Hoxhës, -Edvin Ramën. Kthejeni këtë ditë në një ditë të jasht-zakonshme; në një ditë të rikthimit të nderit të humbur personal e kombëtar, si dhe në një ditë lumturie për të gjithë fëmijët tuaj të shtrenjtë, dhe familjet  tuaja të nderuara.

Prandaj mos hezitoni, dhe mos prisni asnjë minut më tepër, për t’u grumbulluar si gjithmonë tek Rruga e Shpresës, për të lidhur sot besën me njëri-tjetrin, e pastaj për t’u ngjitur për shkallësh tek apartamenti i simbolit të demokracisë shqiptare, dhe liderit tuaj historik, Profesor Doktor Sali Berishës, kur ta “rrëmbeni” Atë, dhe me atë në krye, vërsuluni si luanët, kundra hajdutëve-kriminel, nga më barbarët që mund të ketë parë ndonjë herë populli ynë i lashtë ilirjan.

Sot, në këtë protestë, mosbindja civile, në shkallën e saj më të lartë (ndaj kësaj bande kriminale, armiqësore, anti-kombëtare, që për rretth 11 vjet ka uzurpuar zyrat qeveritare, të çdo niveli), -tashmë është jo vetëm një domosdoshmëri jetike, por edhe një akt thellësisht patriotik, që duhet të përqafohet nga çdo shqiptar, pa dallime politike dhe fetare. Koha nuk pret, dhe: O sot, o kurrë, ju mund të hyni në historinë tonë kombëtare si heronj fitimtarë. Ndryshe, fëmijët tuaj kurrë nuk do t’ua falin indiferencën, -atdheu dhe kombi, jo-se-jo.

Fitore, fitore, fitore!

Zoti bekoftë të gjithë shpëtimtarët e Shqipërisë!

Zoti bekoftë të gjithë mbështetësit e Sali Berishës dhe kombin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco