Kur*a që lindi atë, Arturo Ui -në, sot është në afsh në Tiranë

Kur*a që lindi atë, Arturo Ui -në, sot është në afsh në Tiranë

Nga Ndriçim Kulla - 07/04/2024

Edi Rama në librin e tij  publicistik “Kurban” të botuar nga Shtëpia Botuese Dudaj mbi një dekadë më pare, në të cilin spikat stili populist,   i shkruar fare pa referenca, mbizotëron shpesh shprehja “lukunia e ujqerve” .

Ndonëse ndonjëherë kam menduar se kjo mund të ishte si diçka stilistikore në disa prej analizave dhe përshkrimeve të tij, nuk do ta kisha besuar kurrë se në provat e tij të ardhshme politike kjo do kristalizohej qartë si  nje psikologji që buronte nga filozofia e brëndëshme e shpirtit politikë të utorit.

Ai shpreh nëpërmjet këtij elementi përsëritës një obsession  dhe me   idenë e lukunisë së  ujqërve  në të vërtetë e ka tradhëtuar subkoshienca.

Koha e ardhjes së tij në pushtet do ta provonte pikë për pikë se lukunia e ujqërve është një shpërthim psiqik, është një psikologji e ngjashme me dramën e Arturo Uisë në subjektin e trustit të lule lakrës.

 Ajo na rikujton një kohë që ishte në krizë dhe recesion: Njerëzit vuajnë rritjen e vështirësive në rrethana të përkeqësuara, krimi është në rritje, papunësia gjithashtu, dhuna ka shpërthyer në rrugë, drejtësia është gjunjëzua. A nuk po ndodh dhe sot në vëndin tonë të braktisur, ku njerëzit po ikin dhe veç po ikin.

Drama “Arturo Ui” është bazuar në personazhe reale.

Arturo Ui përshkruan në detaje procesin e kërcënimit, shantazhit dhe dhunës që sjell fitoren e regjimeve.

 Drama në mënyrë simbolike përshkruan, dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit dhe mbajtjes së pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler ose alias Edi Rama) dhe pasuesit e tjerë të diktaturave.

 Lukunia e uqërve  në simolikën e saj historike  sot ka zbritur në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë.

Kjo lukuni duket se është bërë e frikshme ngado, sepse është futur në çdo qelizë të shoqërisë, duke krijuar një mbretërim psikologjik në dëm të demokracisë dhe lirisë.

Ajo është bërë pothuaj instucionale dhe i jep gjak dhe frymë sistemit të  kriminalizuar.

Drejtësia nuk po ushtron misionin e saj saj, t’i ndjeke,t’i hetojë dhe t’i gjykojë sipas shkallës së fajësisë dhe krimit sepse ashtu është dizenjuar nga lobistët e gangësterit.

Lukunia e Edi Ramës tashmë është në një nivel të tillë sa që ka arritur të bëhet një ushtri e organizuar, që vjedh, trafikon drogë, fiton dhe me këto lekë të fituara në kurriz të shkatërrimit të shtetit ligjor dhe qytetarëve të këtij vëndi blen zgjedhjet apo i vjedh ato nën represion, lobon me ndërkombëtarë të korruptuar, dhe mban me forcë pushtetin.

Lukunia e të babëziturëve e solli në pushtet dhe po e mban në pushtet me rrjetin e saj kryeministrin, i cili nuk njeh kufijn dhe ndrojtje për të vjedhur, korruptuar dhe manipuluar; çfardo dhe cilindo, vetëm e vetëm, që t’i shërbejë qëndrimit të tij në pushtet.

Emrat e shumtë të drejtuesëve të instucioneve shtetërore të korruptuara  duke përfshirë edhe bashkëpuntorë  të kryeministrit, të cilët ai i ka promovuar si hite në qeverisjet e tij janë të shumtë dhe është e pamundur për t’i përmëndur. Zvëndëskryeministra,ministra, depudetë, drejtorë drejtorish me rëndësi në qeverisje dhe zyrtarë të tjerë që sot janë në qelitë e burgut.

Denoncimi i Gazmend Bardhit aktualisht po shkakton gotitjen më kuptimplotë kundra krimit dhe korrupsionit dhe po paralajmëron një betej finale për luftë a vdekje midis forcave që kërkojnë rikthimin e shtetit ligjor dhe mafies.

Skandali i vëllait të kryemistrit, Olsi Rama, mbi mundësinë e përfshirjes në prodhimin dhe trafikimin e drogës shumë vite më parë  në Xibrrakë,   aktualisht po i jep familjes së kryeministrit të tjerë tituj të tmershëm korruptivë.

Sipas denoncimeve me dokumenta zyrtare  të z.Bardhi, pretendohet se Olsi Rama i përfolur për vite me radhë për lidhje me labratorin e drogës në Xibrakë është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me një aktivitet të gjatë të fshehur në kupolën mbrojtëse të krijuar nga kryeministri i akuzuar ndërkombëtarisht për korrupsion, krim elektoral, protektor i prodhimit dhe trafikut të drogës për 12 vjet me radhë, por edhe më tej.

 Kemi një standart të shkëlqyer përball njollës sonë të zezë, pasqyrën europiane. Pse ta lemë jashtë krahasimit tonë, siç na sugjerojnë shpesh cinikët e mbrojtjes së regjimit, kur populli shqiptar e ka zgjedhur me vullnetin e tij shekullor orientimin historik drejt Europës së qytetëruar dhe demokratike?

Ndëshkimi ish kryeministrit austriak

Ish-kryeministri Sebastian Kurz, i cili u pëfol   për korrupsion në vëndin e tij e dha  menjëherë dorëheqjen nga posti i tij më 9 tetor dhe njoftoi se do të tërhiqej nga politika më 2 dhjetor të vitit 2021.

Procesi gjyqësor e shpuri kryeministrin austriak tek drejtësia e vërtetë që rezultoi me një dënim 6 muaj me kusht për dëshmi të rreme, duke i dhënë drejtësisë së këtij vëndi vazhdimësinë e shpresës së  madhe tek drejtësia e një vëndi të lirë dhe demokratik.

Standarti i llummit që solli kryeministri shqiptar në përballje me këtë fakt të krijon përshtypjen e një realiteti tjetër që nuk ka jo vetëm standard, etikë dhe drejtësi, por nuk ka fare imagjinatë krahahasimi me shembujt normal ku funkaionon shteti ligjor.

Breht-it na jep paralajmërimin historikë për regjimet fashiste dhe totalitare, që e kanë zanafillën tek korrupsioni moral e politik i shoqërisë. Kështu iu hapet rruga makinacioneve që sjellin në fuqi diktatorët.

Arturo Ui përshkruan në detaje procesin e kërcënimit, shantazhit dhe dhunës që sjell fitoren e regjimit fashist. Në fjalimin e tij, Ui falenderon tregtarët e mbledhur nën presion në një shesh që sipas tij e kanë ftuar në Cicero, ngaqë janë të shqetësuar për qetësinë publike.

Dhe pa humbur kohë ai ju kërkon të votojnë për të ‘mbrojtur’ qytetin e tyre ashtu si Çikagon. Kur dikush nga shitësit pyet, nëse kanë leje të largohen, gangsterët e Ui-së thonë se secili është i lirë të veprojë sipas dëshirës. Mirëpo të kërcënuar nga armët, tregëtarët votojnë për Arturo Ui-në pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe janë njoftuar, se ai që u largua pa votuar kishte pësuar aksident me vdekjeje.

Amund të gjesh ndryshim sot tek lukunia e ujqërve të kryeministrit   shqiptar nga gangsterët e Arturo Uisë ?

Ngjashmëritë janë makabre. I kemi të gjalla në mëndje ngjarjet prej fushatës së fundit elektorale të zgjedhjeve të pushtetit vendor të vitit të kaluar, kur hidheshin në erë makinat e drejtuesëve politikë të rajoneve të opozitës, siç ndodhi në Vaun e Dejës, ose kur vetë kryeministri me sjelljen tipike të gangësterit të lule lakrës kërcënonte hapur dhe  publikisht votuesit, se, në se nuk do votonin atë ,do t’iu ndërpriste paratë.

Kërcënimit që kishte brënda fuqinë e kryeministrit i mungonte vetëm koburja.

Drama Arturo Ui është bazuar në personazhe reale. Ajo duket sikur është shkruar për Shqipërinë e ditëve të sotme, kur bandat e krimit po bëjnë ligjin në politikë dhe ekonomi që nga Shkodra në Sarandë.

Vështirë se mund gjesh një tjetër lakuriqësi dhe ngjashmëri gangsterizmi  politik me regjimin e Edi Ramës, i cili mbështetet tek dhuna, vjedhja, tek lukunia e ujqërve, tek përndjekja politike e kundërshtarit, tek lufta e klasave, hakmarrja dhe represioni i gjithkujt, që rrezikon pushtetin e tij.

Mesazhi që marrim sot prej saj është zgjues dhe i qartë :

 Kurva që lindi atë, Arturo Uinë, sot është në afsh në vëndin tim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco