‘I pafajshmi’ ... i vetëviktimizuar!

‘I pafajshmi’ ... i vetëviktimizuar!

Nga Milaim Nela - 06/04/2024

‘I pafajshëm’ për vdekjen e Ardit Gjoklajt!

‘I pafajshëm’ për 130 milionë Euro gjobë shqiptarëve për mbylljen e Agon Channel!

‘I pafajshëm’ për skemën mafioze të Incereratorëve që djegin para por jo mbetje!

‘I pafajshëm’ për aferën e mbi 1 milionë pemëve që vetëm ai dhe banda propagandistike që e shoqëron kudo, e di ku janë!

‘I pafajshëm’ për shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në 4 të mëngjesit!

‘I pafajshëm’ që me metoda presioni, shantazhi bleu dhe vendosi artistët kundër njëri-tjetrit duke ju prishur të vetmin Teatër që kishin!

‘I pafajshëm’ që ka blerë dhjetëra artistë që i ka bërë ose investitorë strategjike ose çingije që dalin në programet e televizioneve që ai ka nën hyqëm!

‘I pafajshëm’ për shkatërrimin dhe tjetërsimin e Tiranës Historike!

‘I pafajshëm’ për kullëzimin dhe betonizimin Tiranës që është bërë jo thjesht e pabanueshme por helmuese për mushkëritë e njerëzve!

‘I pafajshëm’ sepse per 9 vjet në krye të bashkisë e ka bërë kryeqytetin shqiptar të vetmin kryeqytet në botë pa teatër kombëtar e dalëngadalë po e kthen në qytet pa institucione kulturore!

‘I pafajshëm’ se ka prishur shtëpitë e banorëve që kanë paguar taksa për mbi 20 vjet duke i nxjerrë nga shtëpitë në mënyrë hitleriane në 5 të mëngjesit me gaz helmues pa marrë parasysh në janë gra apo fëmijë!

‘I pafajshëm’ se është i pari zyrtar shqiptar që pa ju dridhur qerpiku me zë e me figurë i etiketon qytetarët shqiptarë me origjinë nga veriu si shpellarë!

‘I pafajshëm’ për skemat mafioze 5D ku paratë e qytetarëve shkojnë për skema kriminale të investimeve!

‘I pafajshëm’ që për 9 vjet në krye të Bashkisë qytetarët paguajnë fatura të kripura për çesmat që nuk kanë ujë të pijshëm!

‘I pafajshëm’ që bandat e bashkisë të vijnë tek dera brenda 5 minutave nëse dëgjojnë rrahjen e një çekiçi në shtëpinë tënde!

‘I pafajshëm’ që drejtorët e tij janë kryepatronazhistë e zotëruesit e paligjshëm të të dhënave të qytetarëve e i përdorin ato për shantazh ndaj tyre!

‘I pafajshëm’ për patronazhimin e të gjithë qytetarëve të qarkut Tiranë ku kartat e identitetit të votuesve të kampit kundërshtar mblidhen 1 javë para zgjedhjeve që ata të mos kenë mundësi të votojnë!

‘I pafajshëm’ se me gjuhë rrugaçësh kërcënon edhe federatën e futbollit me SPAK, si ishulli i fundit i pakapur!

‘I pafajshëm’ që në borderotë e stafit të tij të stërfryrë ka dhjetëra funksionare, këshilltarë që nuk janë asnjë lidhje me postin që ekziston vetëm në letër por paguhen me rroga të majme nga buxheti.

‘I pafajshëm’ që ka mbyllur dhjetëra programe televizive e ka shkarkuar siç thuhet gazetarë me një sms kërcënues dërguar pronarit!

‘I pafajshëm’ që sapo ai apo patronazhistët e tij marrin vesh se në një program do jenë të ftuar persona që priten të flasin kundër tij jep ultimatum drejtuesve që të prishet linja kibernetike ose të mos transmetohet programi.

...

E megjithatë ka akoma kurajo të dalë me zë e figurë të justifikohet e të na shitet si engjëll i pafajshëm sepse dikush ja paska bërë me hile pa e ditur ky!

Edhe sa kohë do ta toleroni?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco