Tek bujqësia, kësaj qeverie i kanë mbaruar edhe të paaftët!

Tek bujqësia, kësaj qeverie i kanë mbaruar edhe të paaftët!

Nga Irena Beqiraj - 06/04/2024

Studimet e Bankës Botërore thonë se rritja e produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektive në uljen e varfërisë sesa rritja nga sektorët e tjerë. Ndërkohë grafiku i Monitor tregon se në 2023 bujqësia është në pikën e saj më të ulët që prej 1997.

Si arritëm këtu?

Teksa po mundohesha të analizoja dështimin e 3 qeverive më “reformatore” që ka pasur ky shtet që prej formimit të tij (Rama 1, Rama 2, Rama 3) m’u kujtua një histori e vjetër!

Për mosrealizimin e planit në një kooperativë shkarkojnë një kryetar të vjetër e me eksperiencë duke e zëvendësuar me një djalë të ri pa eksperiencë.

Kryetari i vjetër pasi i dorëzoi detyrën i thotë djaloshit: Në sirtarin e parë kam lënë 3 letra me numrat 1, 2 edhe 3. Ke disa këshilla të vlefshme që do të të hyjnë në punë kur të të thërrasin në Komitet. Hapi sipas radhës.

Kalojnë tre muajt e parë, punët nuk po ecnin, kryetarin e ri e thërrasin në Komitet. I mbytur nga ankthi iu kujtua porosia e ish-kryetarit.

Hapi zarfin me nr.1 edhe lexoi: “M’i hidh të gjitha fajet mua!” I qetë, konfident, raportoi që po bënte të pamundurën, por ish-kryetari i kishte djallosur të gjitha edhe gjendja që kishte gjetur ishte katastrofike.

Kur erdhi radha e raportimit të dytë, qetësisht shkoi tek tavolina edhe hapi zarfin nr.2. Aty shkruhej: “Vazhdo më fajëso mua, por bëj edhe ndonjë autokritikë sado të vogël!”

Edhe kësaj radhe kryetari i ri e bindi komitetin se punët ishin në duar të sigurta edhe se ai e kishte situatën nën kontroll!

Punët nuk po ecnin, raportimi i tretë erdhi edhe më shpejt nga ç’e priste! Kryetarit i duhej këshilla e kryetarit të vjetër edhe hap zarfin me numrin 3.

Nuk kishte përtuar ish-kryetari të shkruante pak më gjatë kësaj here: “Tani je i vetëm, ti edhe rezultatet e tua. Fajet e mia nuk e mbulojnë dot më paaftësinë tënde!”

E pra, shkurt fajin padyshim na e ka Saliu, por rezultatet e viteve te fundit po tregojnë që kësaj qeverie tek bujqësia i kanë mbaruar edhe të paaftët!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco