Nuk duhet Drejtësi e re, por Qeveri e Re

Nuk duhet Drejtësi e re, por Qeveri e Re

Nga Basir Çollaku - 03/04/2024

 

Në vitin 2016-të, u votua ligji për Reformën në Drejtësi, u kavërdisën institucionet ekzistuese dhe u krijuan të reja. Paçka se në masë dërrmuese, drejtues ekipesh u bënë ata, të vjetrit e sistemit monist, duke vakur optimizmin. Mëkatet e opozitës PD, në atë kohë, e dorëzuan drejtësinë nën kontrollin kapilar të Edi Ramës.

Kjo vinte pas kanabizimit tronditës të vendit, e më pas marrjes në hetim e të pandehur të ministrit të brendshëm Samir Tahiri në një histori trafiku ndërkombëtar droge. Policia e Shtetit u thërnua nga inkriminimi i eprorëve. Fatmir Xhafa u bë ministri i dytë i Brendshëm i larguar nga zyra, për një histori droge të të vëllait të dënuar.

Unaza e re solli ‘Gines’ me 20 milionë euro një kilometër.

Inceneratorët dosja një miliardë euro, shushati çdo njeri normal.

Arben Ahmetaj nën arrest tashmë ndërkombëtar, u kurbanizua për të mbrojtur çetën, kryesuar nga Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi, e plot të tjerë. Ndonëse foli për kanosje, kontrollin e vettingut nga shefi tij. Ai hetohet për pasurinë dhe jo inceneratorët apo rindërtimin.

Nga Qeveria, selia e PS u vu linjë transporti për në SPAK. Tenderat e pandemisë ishin batërdi. Në shëndetësi dosjet e check-up, sterilizimit, laboratorëve, dializës, kanë Ilir Beqajn të pandehur, ndonëse Rama e mbron dhunshëm.

Gjushi u dorëzua për një pallat ndonëse bëri Durrësin sakat. Lefteri mbeti me Bllakon, por Veliaj ende nuk prangoset. Anijet gjoja të energjisë në Vlorë plaçkisin 90 mijë e kusur euro në ditë por Balluku gajaset pranë shefit. Porti i Durrësit një pusetë e pastrimit të parave ka vënë në ngërç gjuhët poltike dhe hetimin.

Charli i FBI me Ramën, një masakër spunazhi, korrupsioni e gjobëvënie, prehet prej dy vitesh në Prokurori me veprime anemike. Sazani një investim ‘Kushner-Trump’ politiko-ekonomik, ku nuk dihet ku fillon qoka, falja apo përfitimi. Mbi 20 bashkiakë janë me tollona burgu nëpër duar.

Kokaina dhe pastrimi i parave në miliarda, janë bërë biznes pushtetarësh e qeveritarësh në masë të frikshme. Dosja 5D dhjetëra milionë euro grabitje, është një incenerator nr 2 ku Erjon Veliaj tremb prokurorët, ndërsa duhej të ishte shok qelie me vartësit.

Dosja e Ndranghetës rri në paqe sërish në SPAK, sepse Veliaj e Bashkia përmenden. Olsi Rama pas dosjes miliarda euro të call centerave, rikthehet në publikimet e materialeve hetimore për Xibrakën e kokainës, duke shërbyer si akuzë të pazareve shpërblyese për prokurorë, policë e gjyqtarë. Pëllumb Gjoka investitori strategjik në burg me akuza të rënda ishte shefi elektoral për Becin, Spiropalin, duke marrë firmën strategjike të Ramës.

Olta Xhaçka tjetër ministre në SPAK investitore strategjike, dyshuar në shumë tendera, në Mbrojtje, bazat detare e Marrëveshja e detit për zonën ekonomike me Greqinë, dosja 41, lufton me sekretet e shefit, të shpëtojë mandatin e imunitetin.

Taulant Balla i Toyota Yaris dhe shkërmoqësi i TIMS e akuzave të shumta opozitare e mediatike është një shënjestër e lëvizshme hetimore. Ulsi Mania i dosjes 184, skandaleve në burgje e histori ne zhurmues tjetër kapitull hetimor.

Krifca e bujqësisë e qokave korruptive me fondet e pezulluara të BE. Çunat problematikë u bënë çunat e Dubait dhe dosjet e Sky-Encro kanë më tepër se gjysmën e qeverisë e funksionarëve të drejtësisë e policisë të damkosur me Mafian. DEA amerikane, ka mbi një vit me zyrë në Tiranë, ku kërkon partneritet me qytetarët pas zhgënjimeve me zyrtarët.

Tod Robinson, kreu Byrosë së USA, kundër narkotikëve në Tiranë, nuk ishte turizëm. Edi Rama po tenton të kontrollojë Prokurori e Gjykata me ligje speciale. Tani dhe një Komision Parlamentar censure.

Ndërkombëtarët lodhen në drejtim të paditur jo nga padijenia. Nuk duhet Drejtësi e Re (me allasoj brenda) duhet Qeveri e Re e dalë bga Opozita. Opozita, e cila edhe vetë duhet rinuar në ide e përfaqësim.

Pa mëkate e flirte.

Qeveri e Re, sjell vullnet të Ri që i heq kontrollin dhe ofron mbështetjen e duhur Drejtësisë. Pastaj ndëshkohen Mafia ortake e qeverisë, pushtetit, politikës…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco