Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Llulli Basha, episodi i fundit i telenovelës Mcgonigal!

Llulli Basha, episodi i fundit i telenovelës Mcgonigal!

Nga Romir Saraçi - 13/01/2024

Partia Demokrarike dhe pluralizimi sot është peng i një krize sipas skenarit të shkruar nga Edi Rama, të printuar nga Endri Fuga, transportuar nga Dorian Duçka, marrë nga Agron Neza e dorëzuar në zyrat e tij në FBI nga Charles Mcgonigal.

Ishte qeveria amerikane që nën informim të rremë, mori vendim për sanksionimin e Sali Berishës, e po ashtu ishte sërish qeveria amerikane që zbuloi e grisi këtë skenar, që tashmë kishte mbërritur në seritë e fundit të xhirimit e shfaqjes në kinemanë shqiptare.

Por ndërsa ky skenar, që njollosi rëndë imazhin e Shqipërisë në mbarë botën, me korruptimin e një zyrtari të lartë amerikan, po vijon tashmë edhe jashtë sallave të kinemase politike për realizimin e aktit të fundit, por me personazhe të sforcuara, ku nga romance po përpiqen që të mos përfundojë në tragjikomedi.

Pikërisht në ditën kur drejtësia amerikane akuzoi qeverinë shqiptare për korruptimin e zyrtareve të saj, u shfaq Lulzim Basha, që pas fishkëllimës së Ramës prishi gjumin letragjik.

Teksa 2.5 vite më parë, ndërmorri aktin më të rëndë kundër Partisë Demokratike, sot, paturpësisht deklaroi “të vdekur” mbi 60 mijë demokratë, flamurin e të cilëve e mban peng.

Kështu, vëmendja nga skandali më i rëndë në historinë shqiptaro-amerikane u spostua sërish tek kriza e brendshme e Partisë Demokratike.

Siç dikur paratë ruse, edhe oferta e Llulli Bashës gjeti sërish hapësirë transmetimi, analize e vlerësimi te mediat dhe gazëtaret pro-qeveritarë. Ndërkohë tek ata opozitarë pati një shqetësim, duke e marrë deri diku seriozisht palaçollëkun e radhës, që mesa duket ka synime të qarta, siç para zgjedhjeve të 2017 apo 2021.

Por në këtë shfaqje, teksti është i qartë. Është tentativa e skenaristit kryeministër që skandalin amerikan ta mbulonte me të njëjtën taktikë e të njëjtin personazh që e nisi, Lulzim Bashën, i cili paturpësisht as nuk denjoi ta përmendte në konferencën e tij disaorëshe.

Por ndërsa Edi Rama dhe propaganduesit e tij arritën ta spostojnë sërish vëmendjen tek opozita, i takon kësaj të fundit që të shfrytëzojë momentin e drejtimit të prozhektoteve, që kësaj tragjikomedie t’i japi fundin e merituar.

Vijimi i skenarit duket të jetë përdorimi i Lulzim Bashës, për mbajtjen e pushtetit të Edi Rames, nëpërmjet ndryshimit njëanshmërisht të Reformës Zgjedhore.

Në 2021, këto ndryshime u kryen duke u ulur me Damian Gjiknurin, arkitektin e manipulimit të votës, e vulosur në mënyrë të njëanshme me votën e Selami Jenisherit. Por këtë herë në mungesë të Jenisherit, Edi Ramës i lypset që të përdorë Lulzim Bashën si jenisher e Enkeljd Alibeajn si kërpëratë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco