Para emigrantëve, Rama çon qeverinë në Lezhë

Para emigrantëve, Rama çon qeverinë në Lezhë

Nga Avni Nezaj - 09/01/2024

Ideja e një transporti emigrantësh që të flenë gjumë në Lezhë e pasi të zgjohen të bëjnë kërkesën për azil në Itali ka hapur debate të shumta në të dy anët e detit Adriatik. 

Në Shqipëri, Gjykata Kushtuese e ka vënë në “shënjestër” për pak kohë. 

Ndërsa në Itali, opozita, por edhe organizatat joqeveritare e vlerësojnë këtë marrëveshje si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Skeptikë janë edhe evropianet e tjerë që kanë shprehur rezervat e tyre.

I vetmi i bindur se gjithçka duhet bërë ashtu siç do ai dhe askush tjetër është kreu i qeverisë së Tiranës, Edi Rama. 

Sot, si për ironi dhe tallje të kundërshtarëve të kampeve të refugjatëve ne Lezhë, Rama ka çuar atje gjithë kabinetin qeveritar për një mbledhje ku do të vendosë të bashkojë ekonominë me kulturën. Por edhe themelet e kampeve për afrikanët e varfër.

Bile nuk mund të mos e hamendësosh se kjo është edhe një farë kërcënimi për bandën e hajdutëve që e rrethojnë Ramën. Dhe një sinjal që, nëse nuk bëni siç them unë dhe siç dua unë, nuk u mbetet gjë tjetër veçse hotelet në Gjadër kur të këtë ndonjë krevat bosh.

Pra, sipas sensit të komunikimit tip propagande komuniste, ai thotë se këtu nuk vijnë vetëm emigrantët, por edhe gjithë qeveria. Bile në rresht. Një fushatë e ndyrë. Respektivisht për zonën, por edhe për Shqipërinë që është një vend shumë i vogël për të pasur kapacitete te trajtojë problematika të tilla siç është emigracioni në Itali.

Por në sensin e realitetit shqiptar, kur krejt bashkëpunëtorët e tij janë të përfshirë në afera korruptive, mbledhja ne Lezhë e qeverisë është një sinjal për të pabindurit, sidomos ne parti, për forcën e bandave që e mbajnë në pushtet, por edhe për liderizmin global propagandistik të Edvinit. Mos u mundoni që më dilni kundër. Unë bëj marrëveshje të mëdha. Pasi ka blerë e rrethuar gjithë mediet në vend, del e kërcen LIVE ku t’i dojë tallavaja.

Sot nga Lezha ai dha mesazhin e qartë se Shqipëria është e pushtuar nga një bandë që vjedh paratë e shqiptarëve e me këto para blen votat. Mban pushtetin e vjedh sërish që të bëjë të njëjtën gjë. Kampi qeveritar sot i rrethuar me roje, me polici, gardë, ushtri, nuk kishte asnjë ndryshim nga kampet e afrikanëve pas pak muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco