Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak?

A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak?

Nga Diplomatic Correspondent - 05/01/2024

Shqipëria tashmë është një laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtosh  një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është i hapur me botën madje edhe anëtar i NATO.

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ish-Presidenti dhe për dy mandate ish-Kryeministri, u arrestua ditën e shtunë më 30 dhjetor 2023

Arrestimi i z. Berisha pason një periudhë dyvjeçare me zhvillime dramatike për Partinë Demokratike në opozitë qysh prej vitit 2013. Partia Demokratike  e drejtuar nga  Lulzim Basha humbi për herë të tretë zgjedhjet parlamentare në prill të vitit 2021. Një muaj më vonë udhëheqësi historik i kësaj partie u shpall  person “non grata”  nga Departamenti i Shtetit “për përfshirje në korrupsion “ dhe “për minim të demokracisë.”

Në shtator të po këtij viti ( 2021) kryetari i Partisë Demokratike, L. Basha, karriera politike e të cilit me disa poste ministrore përfshirë kryetarin e bashkisë së kryeqytetit  si dhe postin e kryetarit të  Partisë prej vitit 2013, u bë e mundur  falë  përzgjedhjes mbështetjes dhe promovimit personal të  z. Berisha, njoftoi publikisht  se kishte vendosur përjashtimin nga parlamenti të Sali Berishës. Ky vendim rriti tensionet dhe krijoi përçarje të thella dhe z., Berisha që kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi e partisë filloi një lëvizje politike duke synuar rikthimin në krye të PD

Përçarjet dhe përplasjet mes dy fraksioneve brenda PD vijuan duke pasur në mënyrë paradoskale dy fitues: “de facto”, Kryetar i PD u duk qartë se ishte z. Berisha, rreth të cilit u mblodh shumica e grupit parlamentar si dhe shumica e anëtarësisë.

Ndonëse PD e z. Berisha i humbi zgjedhjet lokale të këtij viti ( 14 maj 2023) më shumë se 600 mijë votues mbështetën kandidatët e z. Berisha.

Nga ana tjetër fituesi de Jure është z. Basha i cili vijon të jetë trashëgimtar i flamurit, emrit të partisë, financave, të drejtës ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatë, të drejtën për të pasur komisionerë dhe vëzhgues në zgjedhjet.

Shkurt, “de jure” ekziston vetëm një parti e drejtuar nga Basha, pavarësisht se “de facto” atë e mbështesin një grup shumë i vogël deputetësh dhe siç u provua në dy teste elektorale me një mbështetje të papërfillshme anëtarësh dhe votuesish.

Z. Berisha dhe grupi i tij akuzojnë qeverinë që përmes kontrollit të gjykatave vijojnë të mbajnë peng përfaqësimin ligjor të opozitës duke synuar kontrollin  e saj përmes një opozitë kukull të drejtuar nga z. Basha.

 Me të gjitha rrethanat e mësipërme, arrestimi i z. Berisha, ndonëse i paralajmëruar, çfarë implikimesh politike mund të ketë ?

Çfarë implikime paraqet arrestimi i kryetarit të opozitës për përpjekjet për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që bazohet tek rule of laë, të pavarur, pikë së pari të pakontrolluar nga ata që zotërojnë pushtetin politik?

Çfarë implikimesh do të ketë për opozitën shqiptare burgosja dhe izolimi i shefit të saj?

Një dobësimi i mundshëm i opozitës , apo  shpërbërja e saj  e shoqëruar me mbajtjen gjallë  të një opozitë kukull, çfarë implikimesh politike do të kishte për sistemin e brishtë politik në Shqipëri aktualisht  të kontrolluar totalisht nga një parti e vetme politike nëse jo  nga një person i vetëm?

Kush e komandon ” Drejtësinë e re”?

Ndërsa arrestimi ishte i paralajmëruar, izolimi ekstrem i shefit të opozitës dhe ndalimi i komunikimit me persona të tjerrë përveç bashkëshortes me të cilën ndan një apartament në krahun lindor të kryeqytetit sipas vëzhguesve të pavarur vë në pikëpyetje serioze bazën ligjore të arrestimit dhe sugjeron motivet esktra-ligjore

 Vendosja e kryetarit të opozitës në kushtet e një izolimi ekstrem është pothuajse i njëjtë me të ashtuquajturin “regjimi i posaçëm biss” regjim në të cilën vendosen kriminelët dhe anëtarët e mafias apo të krimit të organizuar. Thelbi i regjimit “41-biss” është izolimi ekstrem i kriminelëve të arrestuar për të shmangur mundësinë e komunikimit me jashtë burgut.

Është një përvojë italianë  që ka filluar të zbatohet për eksponentët e lartë të mafias  italiane pas vrasjes së Giovani Falcone dhe Paolo Borselino. Në rastin e kryetarit të opozitës ndryshimi i vetëm është se  burgosja ala 41 biss  është vendosur në shtëpinë e tij  për shkak të moshës.

 Fatmir Limaj, politikan i Kosovës, u rezervua të komentonte rreth motiveve të aerestimit të shefit të opozitës në Shqipëri, por deklaroi se ishte shumë i habitur nga fakti që  z. Berisha ishte vendosur nën një regjim të ndalimit ekstrem të komunikimit . Z. Limaj tha se ai ka qenë i akuzuar në tribunalin e Hagës për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, por gjatë  procesit ka pasur liri të plotë të komunikimt dhe takimit me persona të tjerë jashtë.

Po nëse dikush i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka qënë i lirë të komunikojë dhe të takojë njerëz, çfar akuze rëndon mbi shefin e opozitës politike në Shqipëri që gjykata ka urdhëruar arestimin dhe izolimin ekstrem të tij?

Në fakt asnjë akuzë. Duket një paradoks i madh port tre vjet pas fillimit të hetimeve për përfshirje në korrupsion, shteti nuk ka mundur të ngrejë një akuzë dhe me gjithë këtë vendos arrestimin dhe izolimin ekstrem.

Prokuroria speciale kundër korrupsionit duket se edhe pas tre vjetësh nuk ka prova për të ngritur një akuzë. Provat sipas vëzhguesve të pavarur munguan  edhe në komisionin respektiv  në parlament që autorizoi heqjen e imunitetit. Gjatë debateve  në këtë komision një anëtare e lartë e parlamentit tha  se “për z. Berisha  nuk  na duhen provat”

Nëse parlamentit nuk i hyjnë në punë provat për t’i hapur rrugë arrestimit nëse prokurorisë nuk i duhen provat për të urdhëruar arrestimin dhe izolimin ekstrem, kush e ka urdhëruar burgosjen e  shefit të opozitës?

 Dikur për këtë vend që ka vuajtur kaq gjatë nën komunizëm, gjerat kanë qenë të thjeshta dhe njëkohësisht të tmerrshme dhe fatale. Gjykatat ishin instrumente të partisë.

Kur ishte fjala për kundërshtarët politikë dënimet vendoseshin nga Partia, përpara se të fillonte procesi gjyqësor në gjykatë. Kur mungonin provat “ gjendeshin” sipas parimit të Lavrentiy Beria-s,shefit famëkeq të shërbimit sekret të Bashkimit Sovjetik: “Më sillni një person dhe unë do t’ju gjej një krim.”

Gjykata  emëron opozitën

Në një skenar  të mundshëm arrestimi i z. Berisha dhe izolimi i tij do të jetë do të vijojë gjatë, përpara se të fillojë një proces gjyqësor, i cili gjithashtu do të marrë kohën e vet. Është jo e pamundshme që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parashikuara në gjysmën e dytë të vitit 2025, shefi i opozitës të jetë ose i burgosur dhe i izoluar ose në proces gjyqësor.

Por në gjyq nuk është vetëm kryetari i Partisë Demokratike, por edhe vetë partia. Një segment i udhëhequr  nga ish-kryetari Basha vijon të zotërojë emrin e partisë, financat, vulën, flamurin, të drejtën ligjore për të vendosur kandidatë, pavarësisht se i kanë mbetur vetëm disa deputetë  dhe një mbështetje thuajse e papërfillshme e anëtarëve.

Sipas vëzhguesve lokalë, Sal Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike dhe aq më pak  e ardhmja e Shqipërisë. Por sipas  këtyre vëzhguesve por edhe për diplomatë perëndimorë, Lulzim Basha  nuk mund të ketë ndonjë të ardhme politike. Çdo mbështetje nga jashtë për z. Basha thjesht do të thotë t’i thuash publikut që e zeza është e bardhë.

Procesi gjyqësor midis shumicës së PD dhe segmentit  të vogël të z. Basha  që pretendon  trashëgiminë e saj është zvarritur për dy vjet. Në dy ballafaqime elektorale,  të dyja për nivelin lokal, Z. Berisha dhe partia e tij ka qenë e detyruar të hyjë në zgjedhje nën emrin, flamurin  e një partie tjetër .Sipas vëzhguesve të huaj kjo rrethanë mund ta ketë dëmtuar PD duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Megjithëse në rrethana ekstreme, partia demokratike e z. Berisha arriti të votohet nga më shumë se 600 mijë votues dhe disa prej kandidatëve të saj ishin shumë pranë fitores . Ka shumë gjasa që në zghedhjet më të afërta parlamentare – brenda 18 muajve të ardhshëm,- çështja e trashëgimisë së PD të vijojë të jetë në procese gjyqësore nëse gjykatat nuk vendosin që Partia Demokratike i përket Lulzim Bashës dhe grupit të tij që do të thotë përndryshe se gjykata vendos  se kush është opozita në Shqipëri. Nën këtë skenar të mundshëm nuk do të jetë e vështirë për  kryeministrin Rama të sigurojë një mandat të katërt duke pasur përballë një opozitë kukull.

Opozita është në fakt institucioni i vetëm që ende nuk kontrollohet nga qeveria  dhe rënia e saj do shënonte fundin e pluralizmit në Shqipëri. Në zgjedhjet më të fundit parlamentare 2021, një analist lokal shkroi se “Shqipëria udhëtoi në kohë”: “Tridhjetë vjet mbrapa, më 1991, kur në zgjedhjet e para pluraliste, pas diktaturës së gjatë, shteti me të gjithë institucionet e tij, policinë  shërbimin sekret, administratën, gjithçka u vu përballë Partisë Demokratike, partia e parë jo komuniste. Tridhjetë vjet  më pas ne përsëritëm të njëjtin skenar. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 partia në pushtet me të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe kontributin e krimit të organizuar u rreshtua kundër opozitës Shefja e ODIHR që vëzhgoi këto zgjedhje parlamentare pohoi  të njëjtin konkluzion  se “ nuk kishte ndonjë vijë ndarëse midis partisë në pushtet dhe  shtetit.”

Prej kohësh në Shqipëri nuk mund të flitet për “Check and Balance”: Parlamenti prej kohësh ka përfunduar në një departament të qeverisë nëse jo të Kryeministrit. Shumica  në parlament rrëzoi të gjitha kërkesat e opozitës per interpelancë si dhe të gjitha kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, e njohur nga Kushtetuta si një e drejtë themelore e opozitës.

Hapësirat opozitës në parlament janë ngushtuar së fundi edhe me ligj.

Sipas vëzhguesve lokalë me të cilët duket se bashkohen edhe vëzhgues ndërkombëtarë, gjykata kushtetuese ka dështuar të funksionojë si një pushtet i pavarur me rol balancues.

Kontrolli I qeverisë është shtrirë prej kohësh gjithashtu mbi institucione të tjera. Sipas një  raporti të BIRN, gati 99 përqind e medias kontrollohet nga qeveria apo oligarkë të lidhur me të. Universitetet dhe përgjithësisht Akademia, ndërsa i ngjan një moçali  me ujë të ndenjur është gjithashtu në kontrollihn e plotë të qeverisë. Dështimi spektakolar i asaj që u quajt Shoqëria Civile është evident me mungesën e kurajos për të zhvilluar dhe mbajtur qëndrime ta pavarura duke përfunduar gjithashtu në vegla lozonjare të pushtetit.

Tridhjetë vjet pas shembjes së komunizmit  ende elitat politike në Shqipëri reflektojnë një mentalitet feudal për të shtypur përgjithmonë segmentet jo-konformiste të shoqërisë me anë të frikësimit. Kultura e politikës së pushtetit që favorizon një grup njerëzish të korruptuar dhe të pandershëm thellohet më tej kur zërat e mospajtimit heshtin ose kur ata që supozohet të sfidojnë status quo-në kompromentohen dhe dorëzohen

Shqipëria tashmë është një laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtosh një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është i hapur me botën, madje edhe anëtar i NATO.

 A Pyrrhic victory

Në  ditën kur u urdhërua arrestimi dhe izolimi i kryetarit të opozitës, Sali Berisha, Kryeministri Edi Rama që më shumë se dhjetë vjet më parë ka zënë vendin e  z. Berisha, deklaroi për gazetarët  se “kjo – arrestimi i udhëheqësit të opozitës, nuk është një fitore as e tij, as e Partisë Socialiste”.

Nuk u kuptua  përse z. Rama nxitoi të mohonte në mënyrë indirekte pjesëmarrjen e tij në arrestimin e z. Berisha kur gazetarët thjesht i kërkuan të komentonte arrestimin dhe jo të sqaronte nëse arrestimit i shefit të opozitës, ishte për të një fitore. Afërmendsh, që ta konsiderosh fitore ose jo duhet të kesh marrë pjesë. Krejt njëlloj si ata shkollarët që vrapojnë të  pohojnë se nuk e kanë kryer ata fajin, ende pa i pyetur mësuesi.

Po nuk ka dyshim që arrestimi i shefit të opozitës dhe ngritja e hetimeve për korrupsion ndaj këtij është një fitore për z. Rama. Fitoret janë të shumëllojshme. Kjo mund të jetë edhe një fitore si e Pirros, siç komentoi një diplomat i njërit prej vendeve neutrale i akredituar në Tiranë.

*Diplomatic Correspondent
Western Balkan , Skopje, January 3, 2024

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco