Shtatë orët ruse të McGonigal për federalët, tmerri i Ramës për orët e 26 shkurtit

Shtatë orët ruse të McGonigal për federalët, tmerri i Ramës për orët e 26 shkurtit

Nga Basir Çollaku - 21/12/2023

Në Nju York, ish-drejtori kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, ka pasur një tjetër malore hetimore prej 7 orësh. Sfilitja e tij nuk ka pasur vetëm lot, por edhe të fshehta të treguara për agjentët federalë.

Sekretet ruse të “Deripaska” kanë pasur degëzime domethënëse dhe shumë të rënda në Shqipëri, ku Rama ishte garant lejedhënës biznesesh për ekipin ruso-amerikan-kinez-shqiptar.

Edi Rama më herët ka qenë dëshmues përballë federalëve amerikanë, përpara se të ligjëronte në OKB.

Lobingjet nuk e shpëtuan. Agjenti FBI ndër pranimet e shumta të fajësisë nxori edhe përfshirjen me pagesë për listën “non grata” Si mik dhe i paguar nga Edi Rama në shumë takime, një nga kryebizneset mes tyre ka qenë sulmi për asgjësimin e opozitës.

Rama nuk i ka kursyer paratë. Një pjesë janë dhënë si biznese, ku Deripaska ka kuota dërrmuese, ku Charles ka aksione të shumta. Ndërtime, leje pusesh nafte. Gjobëvënie, biznesmenëve.

Takimet në Tiranë dhe në USA mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal janë të përgjuara, ndaj agjenti nuk ka as dëshirë as mundësi të fshehë bëmat e Kryeministrit shqiptar.

Dhe vjen 26 shkurti 2024

Është seanca e lajmëruar për dosjen shqiptare për rrëfimin e Charles, për porositë e Ramës. Ndaj çekilibrimi i tij është rritur dhe do të thellohet. Aty do të zyrtarizohen rrëfimet qe kanë emrin e Edi Ramës për paligjshmëritë, korrupsionin, blerjet.

Edi Ramës i duhet një alibi me shkresa ndaj kërkon arrestimin e Sali Berishës, për t’u thënë e dhënë amerikanëve se ka çështje, ka dosje.

DASH nuk ia ka dhënë dosjen e pretenduar as Kongresit amerikan dhe asnjë kërkuesi tjetër.

Berisha mundet të kërkojë këtë nëpërmjet gjykatës në USA. Dhe kjo mund të ndodhë.

E patë Gjykatën Kushtetuese Socialiste si refuzoi politikisht një kërkesë ligjore. Aty Rama nxiton të prodhojë një sajesë juridike në Shqipëri për të mbajtur hapur dosjen bosh të deritanishme. Kryeministri kërkon të mbrohet duke shërbyer, duke shitur.

Ajo që mund të dalë me 26 shkurt në gjykatën amerikane e bën Ramën potencialisht të pandehur. SPAK dhe gjykatat janë nën kontroll të plotë Rama-Soros dhe vrapojnë në tejkalim procedurash të gatuajnë vendimin e porositur. Kujtoni kabllogramin e Soros me 21 janar kur i shkruante Hillary Clinton se duhej ndërhyrë në Tiranë dhe meraku ishte si të shpëtohej Rama.

Asgjë rastësisht..

Shtatë orët kanë material trembës për Ramën.

Orët e 26 shkurtit do të jenë më përvëluese për Rama – Deripaska – kinezë - rusë…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco