Trump ka 34 akuza dhe asnjë masë sigurie! Berisha me asnjë akuzë, ka 2 masa sigurie antikushtetuese

Trump ka 34 akuza dhe asnjë masë sigurie! Berisha me asnjë akuzë, ka 2 masa sigurie antikushtetuese

Nga Ylli Manjani - 14/12/2023

Nga Ylli Manjani/

Që ta zbërthejmë më qartë këtë çështjen e imunitetit të Berishës dhe kërkesës së SPAK për masa sigurie, kam një pyetje:

Nëse ka prova bindëse, përse SPAK nuk ngre akuzë zyrtare kundër Tij?! Përse nuk e merr të pandehur?!

Nuk ka asnjë pengesë nga imuniteti parlamentar për SPAK që ta bëjë këtë. Pra të ngrejë akuzë e ta çojë në gjykatë siç ka çuar fjala vjen Fatmir Mediun, të cilit nuk i është hequr imuniteti.

Ndaj insistoj që kërkesa e SPAK për imunitetin e Berishës nuk është aspak ligjërisht e justifikuar. Imuniteti nuk e pengon SPAK të bëjë hetime dhe të ngrejë akuza me prova bindëse. SPAK nuk e ka thirrur asnjëherë të vetme Berishën për t'i marrë dëshminë, por nxitoi të bënte show me masa shtrënguese krejt të panevojshme dhe jo sipas proçedurës kushtetuese për personat me imunitet.

Një kërkesë e pa motivuar ligjërisht, sigurisht që lë shteg për ta konsideruar ndërhyrjen si të motivuar politikisht. Në këtë këndvështrim SPAk po bën autogol shumë të rëndë në imazhin e vet. Po jep prova tezës publike që motivohet politikisht.

E përsëris:

Asgjë nuk e ndalon sot SPAK ta thërrasë Berishën për hetime, ta akuzojë nëse kanë prova dhe ta çojnë në gjykatë me akuzë jo me llafe rrugësh. As me debate shterpë parlamentare e as me show masash sigurie krejt të panevojshme.

Instistimi për masa sigurie ndaj një deputeti, për më tepër pa akuzë zyrtare, përbën goditje politike dhe, imuniteti në këtë rast duhet të mbrojë deputetin.

Në një vend normal, kjo është llogjika. Fjala vjen, meqë duam shumë Amerikën dhe drejtësinë e kemi amerikane, Donald Trump është zyrtarisht nën 34 akuza, por pa masa sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco