Si vepronte Sigurimi i Shtetit?! Si prokurorët politikë sot, me urdhrin SSSKAPE!

Si vepronte Sigurimi i Shtetit?! Si prokurorët politikë sot, me urdhrin SSSKAPE!

Nga Jamarbër Malltezi - 12/12/2023

Si vepronte Sigurimi i Shtetit?! -  Si prokurorët politikë sot, me urdhrin 'SSSKAPE'!

1. Brenda ditës, 1.12.2020,  regjistrojnë kallëzimin e “Tualetit të Madh” dhe po brenda ditës, 1.12.2020, nisin procedimin penal.

2. Procedimin penal e nisin pa emra, ndonëse kallëzimin e kanë me emra.

3. Procedimi pa emra bën që të mos kenë afate ligjore 3-mujore. (“Pse, ligjet tona do të na ndalojnë ne të luftojmë armiqtë e pushtetit popullor?!”)

4. Hetojnë 3 vjet dhe 3 breza:  Berishën, fëmijët deri dhe mbesat e Berishës.

5. Hetojnë mbesat e Berishës qysh para se të kishin lindur: shkresa nga Intituti i Sigurimeve Shoqërore për periudhën 1994-2012.

6. Pas 3 vjetësh hetime, del se Taulant Balla kreu kallëzim të rremë - (vepër penale) pasi toka ishte e pronarëve dhe as e shtetit, as e shpronësuar nga Italia, por.... “Xix, se djeg të prekësh Taulant Ballën!!! U kap në përgjime me krimin e organizuar dhe u prishën provat, jo më të përballet me ligjin për një kallëzim të rremë, apo jo?!”

7. Pas 3 vitesh hetime, nuk ka ende akuzë, por regjistrohen emrat për hetime!

8. Në 3 vjet hetime del shpërdorim detyre me dëm mbi 300,000 euro i Edi Ramës, por aha, vendimet gjyqësore të formës së prerë as nuk bëhen pjesë e dosjes... (Xix, se ka shkelur ligjin Edi Rama!)

9. Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin pasi ai përfitoi pjesën e vet prej 410 m² tokë të familjes nga qindramijëra pronarë që morën tokat e tyre, në total prej mbi 1,500,000,000 m².

10. Berisha nuk ka asnjë VKM apo ligj me emër personal, por prapë dyshohet se favorizoi dhëndrin, ndërsa Edi Rama ka me dhjetëra ligje dhe VKM me emra të përveçëm (katër veç për Bolinon), por SPAK bën idiotin e dobishëm që nuk sheh, nuk dëgjon e nuk kupton!

11. Pas 3 vjetësh hetimi dhe ende pa akuzë vendoset “burg” për opozitën! Bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje për shefin e opozitës dhe burg për prof. Malltezin se guxoi dhe zhvilloi pronën e të parëve të vet.

12. Jo vetëm burg, por edhe sekuestro për pronat e pronarit “armik të pushtetit popullor”, duke sekuestruar edhe toka e prona të blera qysh para 20 vitesh.

13. Gjejnë gjyqtar në konflikt interesi, shkarkuar nga Berisha në 1996-n që t’i noterizojë paligjshmërinë.

14. Nuk lejon që avokatët të kenë as 1 ditë kohë të njihen me 15,000 faqe që prokurorët kanë mbledhur në 3 vite, por i le veç 4 orë kohë!

15. Cakton avokat kë duan prokurorët politikë e jo kë zgjedh qytetari. Bile edhe kur avokati ka urrejtje ndaj klientit dhe e ka bërë publike urrejtjen! Kësaj i mjafton 1 orë për të shqyrtuar dosjen!!!

16. Prokurorët politikë fshehin dokumente nga fashikujt, psh fshehin

(a) shkresat nga Angjeli e Klosi të 2005-s për nisjen e privatizimit ndonëse kishte pronarë

(b) disa kontrata ligjore, përfshi ato të blerjeve të tokës nga prof. Malltezi që prokurorët i kanë sekuestruar prej një viti

(c) vendime gjyqësore të formës së prerë, përfshi atë që gjen Edi Ramën në shpërdorim detyre me dëm etj.

Natyrisht që në 15,000 faqe ka edhe qindra faqe thagmash pa asnjë lidhje me çështjen, si p.sh. vendime gjykate: Albana Vokshi kundër Saimir Tahirit për shpifje.

Fshehja e dokumenteve është vepër penale e dënueshme por prokurorët politikë e dinë veten mbi ligjin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco