Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Rama e kthen Shqipërinë në kamp gjigant refugjatësh

Rama e kthen Shqipërinë në kamp gjigant refugjatësh

Nga Sonila Meço - 06/11/2023

Dy muaj më parë, në një takim me diplomatë e politikanë të huaj jashtë Shqipërisë mësova për tratativat nën rrogoz për shndërrimin e Shqipërisë në një terminal gjigant emigrantësh të paligjshëm, që do të kthehen nga vendet ku synojnë të qëndrojnë për të pritur fatin e tyre në territorin shqiptar.

E gjitha kjo duhej të realizohej para zgjedhjeve për parlamentin europian, në majin e ardhshëm, për të qetësuar agravimin dhe presionin e brendshëm në shtetet kryesore europiane nga fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve të paligjshëm.

Dhe ja, sapo Kryeministri ynë nënshkroi me homologen italiane marrëveshjen e vendosjes së pjesëve të territorit shqiptar nën juridiksionin italian, ku do të vendosen fillimisht 3000 e më pas mijëra emigrantë të larguar me forcë nga vendet ku synojnë të ndërtojnë jetën e tyre.

Sikur mos të kish gërryer limfën natyrale të vendit shpopullimi, nuk di a do ngjante kaq ironike dhe e pa vend kjo marrëveshje. Aq më tepër të shndërrohet në kamp refugjatësh të paligjshëm, vendi që ka prodhuar më shumë azilantë për frymë, megjithëse pa luftë e konflikte etnike.

Dhe mbi të gjitha, kaq papritur për shqiptarët, pa konsensus politik, pa diskutim publik.

Dhe e gjitha pa vendosur asnjë vektor moral se dikur e ka bërë Italia për ne pritjen e eksodit. Kjo nuk ka lidhje as me mikpritjen shqiptare. Por me faktin se jemi në masë kandidatë për të emigruar nga vendi ynë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco