Missed call Lulzim Basha!

Missed call Lulzim Basha!

Nga Romir Saraçi - 05/11/2023

Pas refuzimit që t’i përgjigjej gazetarëve të BBC, për investigimin ku vendosnin emrin e tij përbri atij të Prigozhin, si i financuar me 500 mijë dollarë nga një rrjet kompanish guaskë (ruse), Lulzim Basha mori përsipër të justifikohet se nuk ishte kontaktuar. 
Por kur gazetarët shqiptarë nisën të artikulonin pikëpyetjet e gazetarëve britanike, Lulzim Basha nisi të sulmonte këta të fundit. Të premten mbrëma në emisionin e gazetares

Jonida Shehu në 'Euronews', përsërita publikisht të njëjtat pyetje që ngrenë gazetarët britanike, me bindjen se opinioni shqiptar është më shumë i interesuar se ai britanik për të vërtetën e 500 mijë dollarëve të Lulzim Bashës që u mbuluam nga pronarët e Biniata Trade të cilët nëpërmjet Alpha Consulting mbulonin edhe milionat e Prigozhinit te Putin. Ndërsa ndaj gazetarëve britanike, Lulzim Basha nuk guxoi as t’i hapi telefonin, për ne me pasaportë shqiptare merr përsipër të lëshojë gojën e lyrosur nga byreku i Fushë-Krujës. 

Pak rëndësi ka se çfarë mund të akuzojë apo shpif Lulzim Basha ndaj meje apo gazetarëve shqiptare, por me interes janë përgjigjet për pyetjet e ngritura nga gazetarët e BBC, shqiptare, apo cilado qoftë kombësia e tyre. E që të mos i cilësosh riciklime, jepi njëherë e mirë përgjigje pyetjeve:

Cili është burimi i 500 mijë dollarëve që iu paguan Nick Muzin për të lobuar ne SHBA?

Cila është lidhja juaj me ruset e Biniata Trade dhe Alpha Consulting?

A jeni në konflikt interesi me detyrën që keni marrë në KiE për rindërtimin e Ukrainës? A e keni deklaruar se jeni marre i pandehur për 500 mijë dollarë të paguara në SHBA nga kompani ruse?

Dhe meqë në zanatin tonë thuhet se “s’ka pyetje te gabuara”, po ju parashtroj edhe disa pyetje te tjera:

A ka ndikuar “çelësi kopil” i Kryeministrisë për mbylljen e hetimeve në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa për pak ditë pritej mbërritja e dëshmisë nën betim e Nick Muzin?

A ka pamje filmike që dëshmojnë takim të njerëzve të tij me Prokurorin e Apelit, që u dorëhoq në limitet e afatit të ankimimit të Dosjes në Gjykatën e Lartë, duke djegur afatet?

A jeni i vetëdijshëm që për këtë çështje nuk ke marrë pafajësi, por ke mbyllur procesin gjyqësor me procedurë?

Duke qenë që dosja e mbyllur me procedurë është për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” a i druheni faktit se artikulli i BBC përbën spunto për rihapjen e dosjes dhe përfundimin e hetimeve për “pastrimin e parave”?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco